Një shqiptar që punon në ndërtim në Gjermani ka ndaluar punën për disa çaste dhe ia ka marrë një këngë malli.
Teksa ndodhet mes kurbetit dhe larg vendlindjes e nënës së tij, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat kosovare, këndon me mall për të afërmit.
“Sa shumë djemt i pate, por asnjë ngat tvetit. A thu kujt i bane faj. Ti mezi i rrite, krejt t’i mur kurbeti…kaj me lot oj nane kaj…. O Zot qysh po vika jeta.
Nuk di kur po mvjen dita, me pa djemt që i rrita, me u ba bashk djali me nan,”- dëgjohet teksa këndon i riu me origjinë nga Kosova, teksa edhe filmon me telefon në dorë.
Djali në video është një nga shqiptarët e shumtë që kanë lënë atdheun për të punuar jashtë shteti. Jo pak herë, kurbeti ka ndarë njerëz për së gjalli, teksa shumë shqiptarë kanë humbur maleve dhe s’janë kthyer më në strehën ku janë rritur.