• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më ngacmonte gruan, i telefononte në çdo orë”, dëshmi në gjyq për vrasjen e biznesmenit nga Tepelena

05/03/2026
tepelene thike plagosje

tepelene thike plagosje

Biznesmeni nga Tepelena, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, të dy të akuzuar si të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, ka dhënë dëshmi sot para Gjykatës së Posaçme. Ahmet Abedini ka treguar para togave të zeza, se kishte të njëjtin aktivitet tregtar me viktimën, shisnin materiale ndërtimi.

Ai ka pranuar se kishte pasur konflikte me Çajup Selimin, duke pretenduar se ky i fundit i bënte telefonata anonime bashkëshortes së tij, në çdo orë të ditës dhe të natës. Sipas Ahmet Abedinit, për rreth 5-6 muaj para ngjarjes, palët kishin arritur një marrëveshje në polici për të shmangur konfliktet, por biznesmeni tregon se se telefonatat vazhdonin dhe ishte i bindur se ato bëheshin nga Çajup Selimi.

“Kam dy dyqane. Një e punoj vetë, një e punonte gruaja. Kemi pasur konflikte edhe me fjalë dhe nja dy herë është rrahur me djalin, Erisjanon. I binte telefonit pa pushim. I thamë mos i bjerë telefonit. Vajtëm edhe në gjykatë për këtë punë. Nusja kishte bërë padi. Bashkëshortes i binte telefoni në çdo orë të ditës, ndonjëherë edhe jo anonime. I dërgonte mesazhe. Ajo i thoshte mos i bjer më telefonit. Nuk i përgjigjej”, është shprehur ai.

Ndërsa, lidhur me vëllain e tij, Bujar Abedinin, ai tha se banon në fshat dhe merret me blegtori, duke shtuar se nuk kishte dijeni për telefonatat që i bëheshin bashkëshortes së tij nga viktima. Ahmet Abedini tregoi se lajmin për vrasjen e Çajup Selimit e kishte marrë rreth mesnatës.

“Bujarin mund të kisha 10 ditë pa e takuar. Nëna rrinte me Bujarin, por në spital e shoqëroja unë, se ai kishte bagëti, ishte çoban. Nga ora 12:00 e natës e mora vesh që ishte vrarë Çajupi. Vajta në komisariat, më thanë hajde. I pyeta 10 herë çfarë keni, nuk më thanë. Në komisariat më thanë që ishte vrarë. U thashë që kam qenë rrugëve, kisha çuar nënën në spital”, dëshmoi ai.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al