• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Me turistët e verës në kalanë e Argjiros

15/07/2022
Me turistët e verës në kalanë e Argjiros

Nga Blerim Kore

Në këto ditë vere kalaja e Gjirokastrës po mirëpret vizitorë të ndryshëm. Janë rreth 30 mijë turistë vendas dhe të huaj, të cilët përgjatë këtij viti kanë vizituar kështjellën e gurtë. Krahas vlerave historike kështjella e Argjiros ofron për turistët edhe një pamje mbreslënëse të qytetit të gurtë.

Mysafirë në kështjellë

Vizitorët që mbërrijnë gjatë këtyre ditëve korriku në kalanë e gurtë janë vendas po nuk mungojnë edhe vizitorët e huaj. “ Është hera e dytë që vizitoj Kalanë e gurtë. Edhe vitin e kaluar kam qenë në Gjirokastër. Është një qytet i veçantë dhe kalaja është një prej pikave më tërheqëse”, thotë një i ri nga qyteti i Tiranës, i cili me një grup bashkëmoshatarësh po kalojnë fundjavën në jug të Shqipërisë. “Kalaja është me të vërtetë e veçantë. Një monument tërheqës me shumë vlera”, shprehet Anisa që së bashku me familjen e saj po udhëton nga Elbasani për një vizitë turistike në zonën e Gjirokastrës. Por ka edhe nga ata turistë vendas të cilët vizitojnë për herë të parë kështjellën e Argjiros, duke ngelur të impresionuar nga vlerat e saj. “Do të më ngelet në kujtesë kjo vizitë e parë në kështjellën e gurtë të Gjirokastrës”, shprehet Andi nga Korça. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve vere në kështjellën e gurtë nuk mungojnë edhe turistët e huaj. “Jam nga Gjermania. Është hera e dytë që vizitoj kështjellën por falë bukurisë së saj gjithmonë vizitat këtu janë tërheqëse”, shprehet një tjetër vizitor. Turistët i japin gjallëri mjediseve të kalasë së gurtë. Gjermanë, italianë, grekë, maqedonas, madje edhe turistë nga SHBA, Kanadaja dhe Australia e largët udhëtojnë për të vizituar Gjirokastrën dhe kështjellën e saj, duke qenë pjesë e sezonit turistik në qytetin e gurtë këtë verë.

Punimet mirëmbajtëse zgjerojnë hartën e vizitueshmërisë

Këtë sezon veror kalaja e gurtë ofron me shumë pika të vizitueshme për turistët. Falë ndërhyrjeve mirëmbajtëse dhe restauruese, të cilat vazhdojnë ende, është bërë e mundur evidentimi i vlerave të reja historike dhe ndërtimore të këtij monumenti. “Ne kemi punuar për pastrimin e bimësisë dhe vegjetacionit në disa zona të kështjellës, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e vizitës për turistë por edhe evidentimin e vlerave të këtij monumenti”, shprehen specialistet e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare. Punë mirëmbajtëse e tyre dhe strukturave të bashkisë Gjirokastër ka bërë të mundur evidentimin e disa dëshmive me vlera historike dhe ndërtimore të kështjellës.Pastrimi nga bimësia i mureve të gurta apo rehabilitimi i zonës në brendësi të kështjellës, krahas dëshmive historike të reja përcjell edhe vlera estetike për syrin e turistëve. “Tashmë turistët kanë më shumë mundësi për të vizituara Kalanë dhe vlerat e saj”, shprehen guidat turistike. “Porsa vizituam kështjellën e Gjirokastrës, është një monument me bukuri të veçantë. Na tërhoqi vëmendjen zona e Kullës së Sahatit, për të cilën kam lexuar edhe në guidat turistike për kalanë”, thotë Elga, turiste nga Bjellorusia. “Është vizita ime e parë në Gjirokastër. Këtu në kala më duket i veçantë ky mjedis ku janë ekspozuar edhe disa armë të mesjetës”, thotë Mario nga Italia. Ndërkohë edhe rruga e kalldrëmtë që të çon në këtë monument është e pastruar dhe mirëmbajtur. “Përgjatë verës ne do të kujdesemi vazhdimisht për pastrimin e rrugëve të kalldrëmta që të çojnë në kalanë e gurtë, mirëmbajtien e rrjetit të ndriçimit publik, etj”, pohojnë përfaqësuesit e Bashkisë Gjirokastër

Pak histori …
Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së egzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishtë në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizontë një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e kalasë pret me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare, në kuadër të organizimit të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Kalaja e gurtë është një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e UNESCO-s.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

18/09/2026
Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al