• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merret vendimi, ja pse OKi nuk do të shitet më në farmaci pa recetë

30/09/2019
Merret vendimi, ja pse OKi nuk do të shitet më në farmaci pa recetë

Një nga barnat më të përdorura kundër dhimbjeve, OKI (80 mg) nuk do të shitet më në asnjë farmaci pa recetë. Vetëm Oki Task, i cili shitet në farmaci me bustina me gramaturë të përcaktuar 40 mg do të jepet pa recetë.

Oki është një nga ilaçet më të konsumuara nga shqiptarët. Në fakt kjo tretësirë përdoret për të gjitha dhimbjet e durueshme ose jo që prekin konsumatorin. Përveç faktit që kushton lirë, kjo tretësirë u bë shumë shpejt ilaçi më i kërkuar dhe i shpejtë kundër dhimbjeve më të zakonshme. Vendimi për shitjen e OKI me recetë është marrë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Vendimi për Dhënien e OKI-t me Recetë

Për t’u dhënë lexuesve një informacion sa më të saktë, AgroWeb.org u interesua pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Pas disa telefonatave pa përgjigje në numrin e telefonit që gjendet në faqen online të Agjensisë, AgroWeb.org kërkoi shpjegim dhe informacion mbi këtë çështje në adresën zyrtare elektronike të këtij institucioni.

Në mungesë të një përgjigjeje, zyrtare, gazetarët vizituan disa farmaci në kryeqytet për të mësuar më shumë.

Nga komunikimi me disa farmacistë në kryeqytet, të cilët folën në kushtet e anonimatit, u mësua se: Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka vendosur të heqë ilaçin Oki nga lista e barnave që jepen pa recetë por pas këtij vendimi nuk ka një motivacion për të cilin farmacitë janë të informuara specifikisht.

Farmacistët thanë se një nga motivet që mund të kenë çuar në këtë vendim është fakti se Oki, një ilaç kundër dhimbjeve përdoret pa kriter dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme në organizëm.

Dilema që kishin disa farmacistë gjatë komunikimit me gazetarët e AgroWeb.org është se në treg aktualisht ofrohen pa recetë ilaçe kundër dhimbjeve dhe inflamacionit, shumë herë më të forta se Oki. Këtu, ata përmendën ilaçe si Ibuprofen apo Aulina.

Çfarë Duhet Të Dini Për Ilaçin Oki

Oki është një barnë që rekomandohet për mbajtjen nën kontroll të artritit reumatoid, osteoartritit, dhimbjes së mesit e të shpinës, dhimbjeve të tjera dhe inflamacionit.

Oki përshkruhet si një ilaç që lehtëson dhimbjet por nuk kuron problemin në gjenezë.

Doza e rekomanduar ditore është 100-200 mg një herë në ditë në varësi të peshës dhe ashpërsisë së simptomave.

Oki bllokon prodhimin e disa substancave natyrale në organizëm që shkaktojnë inflamacion.

Përmbajtja e ilaçit mund të shkaktojë disa efekte anësore në organizëm:

Probleme me tretjen, dhimbje stomaku dhe të përziera,

Diare, konstipacion dhe gazra,

Ilaçe me përmbajtje ketoprofeni siç është Oki nuk duhen përdorur nga njerëzit që vuajnë nga azma, gratë shtatzënë ose nënat lehonë, fëmijët nën moshën 15 vjeç, njerëzit që vuajnë nga zemra, pacientët që vuajnë nga ulçera dhe veshkat. Përveç Shqipërisë, ky ilaç shitet edhe në Itali dhe në Maltë. /Agroweb

Related Posts

Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)

09/10/2026
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Kryesore

Albert Malaj: Memaliaj nuk e meritonte pabesinë nga deputetët e qarkut Gjirokastër. Na goditën me thikë pas shpine

09/10/2026
PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki
Kryesore

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

09/10/2026
VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al