• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherr mes gazetarëve: Më kujtove Hanushenë, jevgën nga Gjirokastra që shante te dyqani i lagjes

11/12/2018
Sherr mes gazetarëve: Më kujtove Hanushenë, jevgën nga Gjirokastra që shante te dyqani i lagjes

Protesta studentore dhe qëndrimet që mbajnë gazetarët rreth saj, fut në sherr edhe vetëë njerëzit e medias. Rasti i fundit është ai mes gazetarit Ilir Babaramo dhe Rudina Xhungës. Një shkrim i kësaj të fundit, i botuar në portalin e saj, ka ngjallur reagimin e ashpër të Babaramos. Lexoni më poshtë shkrimin e Xhungës dhe replikën e Xhungës.

Shkrimi i Xhungës 

Zgjerohet fronti opozitar: Edi Rama shqetësohet nga sulmi i gazetarit Barabamo

Gazetari Barabamo është nevrikosur shumë kohët e fundit me kryeministrin Rama pasi ky nuk i shkon në studio për intervistë. Pavarësisht këmbënguljes së tij që kryeministri të shkojë, ai i ka kthyer përgjigje se ka frikë tek studioja e tij pasi i duket si vrima ku rrinte Drakula dhe nuk e kuptonte nga i vinin pyetjet. Barabamoja këtë e mori për sulm personal pasi mendoi që kryeministri tallej për shkurtësinë e tij. Por kryeministri i tha se fobia e tij nuk ka lidhje me shtatshkurtësinë e Barabamos, madje e vlerësonte për këtë sepse i shkurtër ishte edhe Napoleoni, por sepse ishte shumë i zi dhe e ngatërronte me sfondin e skenës. Dhe kryeministri që i vogël i ka fobi lakuriqët e natës, ndjesi që ja krijonte studioja e zezë e Barabamos, dhe kur ky i bënte pyetje, nuk e kuptonte nga i vinte zëri.

Pas kësaj Barabamo morri vendimin që të bëhet armik i betuar i Ramës dhe të sulmojë këtë në çdo drejtim. Kështu që sot Barabamoja kishte bërë një shkrim të thellë sociologjik ku shpjegonte sesi Ramës i kishte ardhur fundi dhe i ishte çarë diga; se studentët nuk do ndaleshin derisa ta rrëzonin dhe se në këtë pikë nuk e shpëtonte dot askush. Shkrimi i Barabamos pati jehonë të thellë në portale që shquhen për nivelin e tyre të lartë intelektual dhe lexuesin e përzgjedhur. Pas kësaj pritet që ditët e Ramës të jenë të numëruara. Kjo nisur edhe nga fakti se shkrimet e Barabamos përbëjnë trend në shtypin shqiptar, pavarësisht se shpesh harron t’ia lexojë edhe gruaja.

I trembur nga ndikimi që mund të ketë shkrimi i Barabamos në Gjirokastër dhe veçanërisht në lagjen Palorto, kryeministri Rama mori në telefon punëdhënësin e Barabamos dhe i tha që ti lutej për ta hequr shkrimin. Pas gjysëm ore bisede, ku Rama po i shpjegonte punëdhënësit të Barabamos, se kush ishte Barabamoja dhe çfarë emisioni bënte, ai i tha që mos ta vriste mendjen se emisionin e tij nuk e shikonte edhe ai vetë, por ia linte se i kishte mbetur në dorë dhe i vinte gjynah ta hiqte, pasi sa herë matej, Barabamoja i vinte duke qarë në zyrë dhe i thoshte se kishte halle e nuk kishte para as për të blerë këpucë

Pas kësaj, priten aksione të tjera të Barabamos, si pjesë e frontit opozitar për rrëzimin e Ramës. Nuk mungojnë as ofertat nga partitë opozitare për Barabamon, por ai është shprehur se për momentin është i dashuruar me profesionin e tij. Gjithsesi do ta mendojë. Edhe ne si dritare.net e kemi në detyrë t’iu informojmë në të ardhmen mbi ecurinë e shkrimeve dhe jetës së Barabamos si pasuri intelektuale e vendit.

Reagimi i Babaramos 

Rudina Xhunga si Ornela Vorpsi

Pak caste më parë një koleg më mori në telefon. Të ka sulmuar Rudina Xhunga, më tha. E pyeta se ku. Pas shumë çastesh mësova se bëhej fjalë për portalin e saj që ia lexon vetëm burri. Vuajta ca sa e gjeta . E lexova. Në fakt nuk u zhgënjeva. E njëjta Rudinë e kompleksuar dhe e frustuar që njoh prej mbi 20 vjetësh. Me sharrjet që përdorte kundër meje fillimisht më kujtoi Hanushenë, një jevgë që shante këdo tek rradha e qumështit në dyqanin e lagjes në Gjirokastër. Do kisha qeshur dhe do ta kisha mbyllur me kaq nëse gjithë shkrimi ishte një apologji për Edi Ramën I cili sipas saj nuk vjen në emision tim.  Rudina e cila , vitet e punës I ka si dhëmbët e plakave, një po një jo, sepse gjithnjë e përzënë nga puna si një histerike të paaftë ekrani, besoj e di se Rama ka ardhur tek 5 Pyetjet mbi 40 herë. Problemi I Xhungës , ose atij skuthit që ia sugjeruar, është gjetkë : përse në komentet e mia mbaj qëndrime kundër qeverisë.

Ti them kësaj ditëzezës se është nder për një gazetar të mbajë qëndrime kundër qeverisë jam e sigurtë që nuk e kupton. Nuk e kupton sepse jetën profesionale e ka ndërtuar rreth një njeriu. Atij I jargavitet ti gjejë punë sa herë e flakin në rrugë si të paaftë. Ndaj behet si hiene kur dikush kritikon Edi Ramen. Por se do ishte kaq e pështirë në këtë jargavitje nuk më shkonte mendja. Ka vetëm një konkurente, Ornela Vorpsin që deklaroi pa I dridhur qerpiku : Edi Rama me sharmin e tij magjepsi gjithë Parisin. Madje Xhunga pati pacipësinë që ta dalë publikisht të mbronte një idiotësi të asaj fatkeqes tjetër.
PS : Kaq sa për sot. Nëse të mbush mendjen skuthi të shkruash prapë, gati më ke për plot të tjera.

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al