• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri gjirokastrit ‘zgjidh qesen’, ja sa lekë shpërblim do marrin pensionistët

03/12/2018
"Tigri" ministri më jetëgjatë, ndarja me Ramën korrikun e kaluar

Pas disa ditësh qeveria do shpërndajë dhe bonusin e pensionistëve. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në konferencë me gazetarët mbrëmjen e sotme. Ahmetaj tha se bonusi për çdo pensionist do jetë 5 mijë lekë të reja.

“5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Nuk ka pasur të tillë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë buxhetore. Lajm i mirë është dhe rritja e pagës minimale që po shkon në 26 mijë lekë. Rritje graduale. Shumica e kërkesave të sipërmarrjes është marrë parasysh dhe siç iu reformave për shkak të fillimit të progresivitetit mbi të ardhurat përfitojnë dhe mbi 14 mijë të punësuar të tjerë. 98% të punësuarve iu është ulur në mënyrë të konsiderueshme ngarkesa fiskale. Jemi vendi në rajon që e taksojmë pagën më pak se kushdo tjetër. Rajoni i takson 9 ose 19 %, kurse në Shqipëri me mesatare shkon 5.5%. Ka fasha që e kanë 1.89%. Pagat deri në 30 mijë lekë e kanë zero”, tha Ahmetaj.

Ministri deklaroi se kthimi i taksës së sheshtë që kërkon të bëjë opozita do të ishte asgjë më tepër se varfërim i shqiptarëve.

“Çdo vit janë 120 mln dollarë që me taksën e sheshtë do ishin në buxhet duke u bërë rrush e kumbulla. Ndërsa sot janë në tryezat dhe xhepat e shqiptarëve që janë të punësuar”, tha ai.

I pyetur për taksën e qarkullimit, Ahmetaj theksoi se ajo është e trashëguar nga qeveria e PD por kjo qeveri ka përmirësuar administrimin. Ministri i Financave foli dhe për çmimin e karburanteve.

“Taksa e qarkullimit është një instrument që e ka bërë qeveria e PD dikur dhe këmbeu taksën e makinave me një kombinim taksash të tjera dhe e kaloi në taksën e qarkullimit. Është një instrument që e kemi trashëguar. Ne përmirësuam administrimin.

Çmimi i karburanteve varion në tregun ndërkombëtar dhe sigurisht fleksibiliteti i çmimit në Shqipëri nuk është një me një. Çmimi i karburantit nuk është një çmim i kontrolluar. Ne e kemi të trashëguar si taksë qarkullimi dhe vetëm e kemi përmirësuar në administrim”, deklaroi Ahmetaj.

Related Posts

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
Kryesore

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi
Kryesore

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

25/07/2026
Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al