• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministria e Kulturës ‘ngelet’ në Gjirokastër, pasuesja e Mirela Kumbaros një arkitekte nga Lunxhëria (FOTO)

18/01/2019
Ministria e Kulturës ‘ngelet’ në Gjirokastër, pasuesja e Mirela Kumbaros një arkitekte nga Lunxhëria (FOTO)

Pas afro 6 vitesh në krye të Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro ka kaluar detyrën tek ministrja e re, Elva Margariti. Kumbaro me nënë nga Gjirokastra dhe baba nga Libohova deri më tani është ministrja më jetëgjatë në krye të Ministrisë së Kulturës që prej vitit ’92. Është ‘akuzuar’ shpesh edhe në Kuvend e media se gjatë drejtimit të ministrisë ka favorizuar qarkun Gjirokastër me projekte e investime të shumta, duke qenë se është zona e saj elektorale dhe zona prej nga ka origjinën.

Natyrisht që ky diskriminim pozitiv është mirëpritur prej nesh që jetojmë këtu. Por Ministria e Kulturës do të vijojë të ‘ngelet’ në Gjirokastër. Ministrja e re Elva Margariti është sërish me origjinë nga Gjirokastra. Më konkretisht nga krahina e Lunxhërisë edhe pse lindur e rritur në kryeqytet.

Pas studimeve në Firence për arkitekturë, ajo u kthye në Shqipëri në vitin 2015, për të nisur punë si pedagoge në Universitetin ‘Zoja e Këshillit të Mirë’. Më pas vijoi angazhimin si këshilltare e kryeministrit Edi Rama dhe koordinatore e programit ‘100 Fshatrat’, program i cili synon zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri.  Në fjalën e mbajtur dje gjatë ceremonisë së kalimit të detyrës nga Kumbaro, Margariti tha ndër të tjera se sfida e saj e vetme në krye të Ministrisë së Kulturës është të arrijë të mbajë të njëjtin ritëm si paraardhësja.

“Unë besoj se së bashku do të ndërtojmë vazhdimësinë e një pune, që ju e keni nisur, që Mirela e ka nisur dhe e ka çuar përpara me shumë përkushtim e me shumë rezultate. Kjo për mua është e vetmja sfidë, të arrijmë të mbajmë të njëjtin ritëm”, tha Margariti.

Gjatë ceremonisë u prezantua gjithashtu edhe një klip ku ishin përmbledhur disa prej momenteve kryesore që shenjonin punën e Mirela Kumbaros në krye të Ministrisë së Kulturës për afro gjashtë vjet. Pas lënies së detyrës së ministres, Kumbaro do të vijojë angazhimin politik si deputete duke koordinuar fushatën elektorale të socialistëve në qarkun Gjirokastër. 

©argjiroja.net

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Guirassy nderon Dortmund,  fitore në Champions ndaj Sabah Baku

VIDEO/ Guirassy nderon Dortmund, fitore në Champions ndaj Sabah Baku

20/10/2026
Champions, Chivu: Fitojmë ndaj Shakhtar, Interi shumë i fortë në këtë kompeticion

Champions, Chivu: Fitojmë ndaj Shakhtar, Interi shumë i fortë në këtë kompeticion

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al