• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirela Kumbaro në Beograd i “kthen” vizitën ministres serbe: Turizmi i jep kuptim Ballkanit të Hapur

05/07/2022
Mirela Kumbaro në Beograd i “kthen” vizitën ministres serbe: Turizmi i jep kuptim Ballkanit të Hapur

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u prit në Beograd nga homologia e saj, ministrja Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Tatjana Matić në vazhdim të memorandumit në fushën e turizmit të nënshkruar disa javë më parë në Samitin e Ohrit.

Pas takimit bilateral, ministrja Kumbaro në konferencën për shtyp u shpreh se rritja me 110% e turistëve që kanë vizituar vendin tonë nga Serbia vitin e shkuar, është rezultat i komunikimit jo vetëm të sektorit privat, por edhe i institucioneve të vendeve tona në kornizën e Ballkanit të Hapur.

“Të dhënat na tregojnë se jemi në rrugën e duhur dhe nëse sektori privat, qytetarët tanë, performojnë shumë mirë në komunikimin e tyre turistik, është detyra jonë që ta mbështesim këtë ritëm. Unë kam ardhur në Beograd e shoqëruar jo vetëm nga një delegacion zyrtar, por edhe nga përfaqësues të sektorit privat të turizmit, siç janë përfaqësuesit e turizmit të hoteleve me 5 yje, kompanive të mëdha që prej vitesh operojnë në Ballkan, përfaqësues të tregut të formimit profesional, duke dakordësuar me ministren Matić zgjidhje të përbashkëta të problemeve”, u shpreh ministrja Kumbaro, sipas së cilës turizmi nuk është thjesht një sektor, por është sektori më i rëndësishëm për ekonominë në Shqipëri. Gjithashtu Mirela Kumbaro përmendi edhe rastin e blogerëve serbë që aktualisht ndodhen në Shqipëri për të promovuar atraksionet turistike në Berat, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë si një rast konkret i bashkëpunimit mes dy agjencive të turizmit.

Gjatë takimit mes ministres Kumbaro dhe ministres së Serbisë Matić u diskutuan bashkëpunime për një promovim të përbashkët në platformën digjitale turistike që Serbia po ndërton, bashkëpunim në kualifikimin e punonjësve të sektorit të turizmit dhe organizimet e përbashkëta që do të nisin nga shtatori me panairin e gastronomisë dhe të turizmit në Beograd.

“Ishte një takim shumë i mirë në të cilin folëm për hapat e përbashkët drejt një pune që synon tregjet e largëta si Azia, ku deri në fund të vitit Serbia pritet të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë me Kinën. Nga kjo gjë përfiton i gjithë rajoni, pasi turistët nga tregjet e largëta e shohin rajonin si një të tërë “, tha ndër të tjera ministrja Tatjana Matić.

Në Beograd do të zhvillohet konferenca “Ide të reja për kohë të reja”, me pjesëmarrjen e agjencive të turizmit të Shqipërisë dhe Serbisë, turoperatorë nga dy vendet dhe përfaqësues të sektorit të turizmit.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshime të mëdha: Fejesë në familjen e Gjestit dhe rikthim në muzikë

Ndryshime të mëdha: Fejesë në familjen e Gjestit dhe rikthim në muzikë

01/05/2026
Erika Kirk flet pas të shtënave në WHCD, kritikon gazetarët e “desensibilizuar”

Erika Kirk flet pas të shtënave në WHCD, kritikon gazetarët e “desensibilizuar”

30/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al