• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miti i “ëndrrës amerikane” dhe shqiptarët që mendojnë se do gjejnë parajsën në SHBA

10/06/2020
Miti i “ëndrrës amerikane” dhe shqiptarët që mendojnë se do gjejnë parajsën në SHBA

Nga Leonora Laçi*

Ka disa vite që aplikoj për lotarinë amerikane, si shumë të tjerë dhe ende asgjë…

Përzgjedhja rastësore është si tepër rastësore, ashtu si dhe pritja që nga rastësia e rastisur të më bie lapsi edhe mua.

Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë radhë për herë të parë po pres me ankth, jo aq nga përgjigjia e cila ka qenë negative përherë, por mendimi gërryes se po të jetë pozitive çfarë do të bëj?!

A do jem e gatshme për të jetuar një “ ëndërr” të pa ëndërruar më parë ?!

A është ajo çfarë dua për të ardhmen time?! Sikur këto pyetje t’ja bënim vetës kur aplikojmë besoj se shumëkush do stepet dhe do qëndronte në Shqipëri.

Miti i lotarisë amerikane ende nuk ka rënë deri sa të dal diçka tjetër më e mirë, ndoshta procesi i hapjes së negociatave me BE do na zgjeronte horizontin për mundësi të reja pa pasur nevojë të shikojmë shumë larg.

Për disa gjëra jam e bindur se; të fitosh lotarinë amerikane nuk është fitorja e një beteje por nisja e saj, është vetëm nisja drejt një destinacioni dhe jo destinacioni vetë, është hapi drejt së panjohures dhe jo e panjohura, është zgjimi nga ëndrra dhe jo ëndrra, është drita në fund të tunelit por jo dalja nga ai, është plumbi që ia fut vetes por jo arma, është problemi dhe jo zgjidhja, është e reja por jo domosdoshmërisht më e mira, është varka në mes të detit të trazuar që dhe notari a lundërtari më i mirë s’do të mbijetonte.

Ëndrrat nuk janë gjithmonë të bukura, i vetmi realitet i tyre është që nuk ndodhin realisht, derisa ëndrra nuk ndodh atëherë pse duhet të besojmë se ndodh ëndrra amerikane?!

Sot, nepërmjet mjeteve te informimit arrijmë të njohim, kuptojmë, dallojmë e të gjykojmë se jeta atje nuk është “një fushë me lule” siç na e përcjellin disa.

Edhe atje vriten njerëz ditën me diell, edhe atje ka pasiguri, nëse nuk i jep shtetit nuk merr asgjë në shkëmbim, edhe atje ka pabarazi socialo-ekonomike, edhe atje ka pakënaqësi të popullit nga qeverisja, edhe atje ka trafik droge e prostitucion.

Por, atje nuk ka babëzi politike, atje interpretohet saktë taksa progresive, atje një skandal të prish karrierën e emrin, atje ka sindikata që janë për ty e me ty, atje ka ligje që duhet t’i zbatojë edhe ai që i ka hartuar e miratuar, atje funksionojnë njëllojë gjykatat për të fortët e të dobtët.

Shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA nuk tregohen realistë për veshtirësitë që ka, ndoshta për të mos na kënaqur egon tonë të sëmurë, apo dhe për të përkëdhelur sedren e tyre dhe për tu justifikuar se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Por ne e dimë, atje nuk je ne gjendje të mbijetosh me nje rrogë. Atje je i humbur nëse ngel pa punë. Falimentimi njerëzor hynë pa trokitur në derë, në çdo moment.

Ne e dimë që lotaria nuk na ofron strehim, as punësim dhe asnjë integrim në shoqërinë e ftohtë amerikane. Por prapë mbajmë shpresë.

Ëndrra amerikane pas fitores së lotarisë është një luftë më vete, dhjetra dokumentacione për tu plotësuar, aq sa kur të vjen dita të shkosh do të të ketë humbur dhe dëshira nga lodhja a stërmundimi.

Ky do jetë vetëm fillimi i kalvarit të një jete të re, që ende pa filluar përballesh me shijen e hidhur të biletës, të banesës, të shkollimit, të ushqimit, sa realiteti ka për të na përplasur me dy gjunjët në tokë.

Shqiptari i sotëm nuk është ai i viteve ‘90 që i dukej ikja shpëtim dhe zgjidhje, sot mendojmë më gjatë kur duam të ndërmarrim një rrugëtim të tillë riskues, dhe kjo tregon që ne jemi pjekur deri diku si shoqëri ose kështu pretendojmë.

*Shkrim i botuar dy vite më parë nga TemA dhe i risjellë për lexuesit pas daljes së përgjigjieve, për ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe ëndërrojnë të shkojnë në SHBA

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Puthi me zor Brikenën në buzë, reagojnë familjarët e banores: Mateo…

Tentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë, Brikena: Mateo s’është i dashuri im!

21/03/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Buffy the Vampire Slayer”

Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Buffy the Vampire Slayer”

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al