• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitsotakis, fytyra e vrerosur e Samitit të Tiranës. Si kërcënoi kryeministri i Greqisë me bllokim të rrugës së Shqipërisë në BE

17/10/2023
Mitsotakis, fytyra e vrerosur e Samitit të Tiranës. Si kërcënoi kryeministri i Greqisë me bllokim të rrugës së Shqipërisë në BE

Në tryezën që bëri bashkë politikanët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor dallohej menjëherë që kryeministri i Greqisë rrinte si mbi gjemba. Është i vetmi që ka zhveshur xhaketën, para se të ulej përballë Ramës, Sholtz dhe Fon der Leyen.

Mes valleve dhe këngëve të Procesit të Berlinit, qeveria greke ka përsërisë kërkesën për betimin e Fredi Belerit, si kusht për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Që në nisjë të takimeve, u pa një Kiriakos Micotakis i vrerosur që takoi ftohtë mikpritësin, kryeministrin Edi Rama në tapetin e kuq, ndërsa kërkonte me sy gazetarët për një prononcim. Ndërsa në mesazhet e liderëve të Bashkimit Europian ishin marrëveshjet e pritshme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor apo ulja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, Micotakis ishte në Tiranë për një mision tjetër: Fredi Beleri.

Në prononcimin për gazetarët u shpreh se Greqia kërkon që kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës t’i jepet leja për t’u betuar.

“Gjatë muajve të fundit, mikja jonë Shqipëria ka bërë lëshime të rëndësishme për këtë çështje dhe po i referohem konkretisht rastit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh.

Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar dhe nuk kam dëshirë të ndërhyj në mënyrën se si funksionon. Megjithatë, dua të theksoj kategorikisht se Fredi Beleris ka të drejtë të betohet si kryetar i Bashkisë Himarës edhe nëse është në paraburgim.

Është një e drejtë e patjetërsueshme, që buron nga rendi kushtetues shqiptar, një e drejtë, për më tepër, që është plotësisht në përputhje me rregullat evropiane të shtetit të së drejtës. Dhe është shumë e rëndësishme që zoti Beleris të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës, në mënyrë që kjo hije e rëndësishme, e cila në këtë moment padyshim që prek marrëdhëniet greko-shqiptare, të largohet.

Do të përsëris, dhe nga këtu, se zgjidhja e kësaj çështjeje është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Shpresoj dhe uroj që ky problem të zgjidhet në një frymë bashkëpunimi dhe humor të mirë, pa lënë në hije marrëdhëniet mes dy shteteve” tha Micotakis.

Shqipëria i ka hapur negociatat, por Micotakis i referohet metodologjisë së re që miratoi Bashkimi Europian në vitin 2020, sipas së cilës çdo kapitull që hapet kërkon votë unanime nga vendet antare të BE-së. Nëse një vend antar nuk voton pro kur mblidhet Këshilli Europian për hapjen apo për mbylljen e një kapitulli të negociatave, atëherë procesi mbetet në vend.

Shqetësimin për Belerin, shefi i qeverisë greke tha se do t’ia transmetonte kryeministrit të Shqipërisë.

“Po, çështjen e Fredi Beleris do ta diskutoj me kryeministrin Rama. Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë: nuk kam ndërmend dhe as nuk është detyra ime të ndërhyj në proceset e drejtësisë së pavarur shqiptare. Megjithatë, Fredi Beleris ka të drejtë të betohet, edhe nëse mbetet në paraburgim. Këtë do t’ia bëj absolutisht të qartë Edi Ramës dhe shpresoj që këtë çështje ta zgjidhim me një humor pozitiv” u shpreh ai.

Çështja “Beleri” ka ndarë edhe më parë qeveritë e dy vendeve. Refuzimin e tij për t’u ulur në një tryezë me Edi Ramën, Micotakis e tregoi qartë disa muaj më parë, kur nuk e ftoi kryeministrin shqiptar në Athinë, në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Për pakënaqësinë që u shkaktoi arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit në Himarë, grekët kanë treguar se janë të gatshëm të lëvizin çdo gur të mundshëm diplomatik dhe nuk kanë ngurruar ta përsërisin kërkesën e tyre edhe mes ceremonive që ishin konceptuar si një festë në Tiranë./Lapsi.al

Related Posts

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit
Kryesore

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës
Kryesore

“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës

31/10/2026
Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!
Kryesore

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

31/10/2026
Çmenduri në Shqipëri, bordi e çon çmimin e naftës 258 lekë/litri
Kryesore

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

31/10/2026
U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit
Kryesore

U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit

31/10/2026
Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve
Kryesore

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

31/10/2026
Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al