Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen, ndërsa ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të mazhorancës dhe KQZ. Sipas saj KQZ, duhet të fillojë procesin për zgjedhjet e 13 Tetorit, atëherë kur i ka dekretuar Presidenti.
Ajo ka shkuar edhe më tej, duke hedhur dyshime se Denar Biba, i KQZ, po kërcënohet nga kryeministri Edi Rama me Vettingun për bashkëshorten.
“KQZ, ende nuk e ka vijuar procesin, por ne do t’i dërgojmë një letër. Nëse Denar Biba kërcënohet nga Rama me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është tjetër gjë”, ka thënë Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.