• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Monstra’ grek pranon krimin: Fillimisht vrava çiftin pastaj dy fëmijët

05/03/2022
‘Monstra’ grek pranon krimin: Fillimisht vrava çiftin pastaj dy fëmijët

Autori i krimit makabër në Greqi, ka rrëfyer se si masakroi familjen shqiptare për qiranë e banesës. Ai u arrestua gjatë natës në Patra dhe ka dhënë fjalët e para për policinë duke thënë se si vrau fillimisht Klodianin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas dy fëmijët e çiftit.

Ai i tha policisë se familja shqiptare nuk i kishte dhënë qiranë, por mediat greke raportojnë se ai donte ta nxirrte familjen shqiptare nga shtëpia e tij pasi kishte gjetur qiraxhinj të tjerë me një çmim më të lartë.

Autori i krimit duket se e kishte planifikuar vrasjen pasi mëparë kishte marrë masat edhe për zhdukjen e trupave duke i ngarkuar në një kamionçinë me qëllim heqjen e tyre nga shtëpia pasi kishte finalizuar planin djallëzor.

Masakrës i shpëtoi djali 12-vjeçar i familjes që nuk ndodhej në shtëpi në atë moment, por jashtë duke luajtur. Shoku i tij rrëfen:

“Ne dolëm për një shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam sëbashku në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk e hapi. Dhe ai na thotë të presim që të hyjë nga dritarja. Befas më thotë “hyni shpejt, diçka i ka ndodhur nënës”. Hyra nga dritarja, kërkuam në shtëpi dhe shohim fëmijën në krevat dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por anëtarët e tjerë të familjes nuk i pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli duke mbajtur vëllanë tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë”.

Vrau prindërit, mbyti dy fëmijët

Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjestarëve të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë.

Ata u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën dhe më pas autori 61-vjeçar i vrasjes fshehu trupat, por kërkimet e policisë bënë që të gjendeshin dhe ai të arrestohej mbrëmjen e djeshme në Patra.

Siç tha për mediat greke, shefja e shërbimit mjeko-ligjor të Patrës, Angeliki Tsiola, “ trupi i babait 32-vjeçar dhe trupi i nënës 37-vjeçare kishin lëndime në kokë nga një goditje nga afër me armë zjarri”

Lidhur me dy fëmijët, përkatësisht tre dhe dy vjeç, Tsiola tha se “shkaku i vdekjes së të dyve është afsiksia nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë”

11/11/2026
Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al