• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monstra tallet me policinë pas arrestimit: Më kapët shumë vonë…

11/08/2018
Masakra me 8 viktima, arrestohet monstra i Vlorës (FOTO)

Autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau 8 kushërinjtë e tij ka pranuar shumë qetësisht krimit. Pak pas arrestimit ai u mor në pyetje nga policia. Me tone ironike 24-vjeçari ka guxuar madje të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: ‘Më arrestuat shumë vonë’, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë për masakrën. Ai tha se i kishte vrarë kushërinjtë e tij se e kishin akuzuar për vjedhje. “I vrava se më akuzuan për vjedhje”, mësohet të jetë shprehur autori i krimit, që shfaqej gjatë gjithë kohës gjakftohtë.

I riu u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.
Me vete i është gjetur edhe arma e krimit. Fill pas arrestimit, teksa qëndonte shumë i ftohtë, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

NGJARJA

Gjithçka kishte nisur para 5 vitesh kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 5 pula deti. Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. Debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë.

Ndërkohë, dje i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi.

Ridvani pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë si fillim banesën e Besim Zykajt, kushëririt të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur atë bashkë me gruan.

Fill pas tij ka vrarë edhe vajzën, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e Besimit, Ledjonin, vetëm 6 vjeç (të miturin e ka vrarë brenda në banesë). Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj vëllait të Besimit, Azemit dhe gruas së tij, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në banesën e tretë, ku ka vrarë babain e Besimit dhe Azemit, Demirin (vëllain e gjyshit të tij), bashkë me gruan e moshuar.

Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, FNSH, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij dhe është arrestuar pas 12 orësh kërkime.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet bën daljen e parë publike pas Oscars 2026

Timothée Chalamet bën daljen e parë publike pas Oscars 2026

16/04/2026

Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al