Sipas inspektoriatit të mjedisit, janë 5 bashkitë që nuk kanë rrespektuar detyrimet ligjore për moratoriumin e pyjeve.
Bashkitë Kurbin, Durrës, Shijak, Vorë dhe Kamëz nuk i kane implementuar akoma detyrimet ligjore për ngritjen e stukturave dhe menaxhimin e mbrojtjes së fondit pyjor.
Kryeinsperktori Ergys Agasi la afat muajin mars për plotësimin e deetyrimeve nga këto bashki, në të kundërt do të ketë gjoba dhe ndjekje penale.
“Situatë shqetësuese dhe problematikë madhore ngelet në 5 bashki: Kurbin, Durrës, Shijak, Vorë dhe Kamëz. Nuk kanë implementuar ende detyrimet ligjore për ngritjen e strukturave dhe menaxhimin e fondit pyjor. Nëse pas këtij afati kjo situatë shqetësuese nuk do të ndryshojë do të ndiqet dhe procedohet me masa administrative ose procedim penal për kryetarët e bashkive, siç e parashikon kuadri ligjor” tha Agasi.