• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mos e nxeh kurrë një burrë!

22/01/2018
Mos e nxeh kurrë një burrë!

Nga Mira Kazhani

U vra Ariela! Ka shekuj që vriten në emër të dashurisë.

Quhet krim pasioni!

Dikush nuk e përmban dot veten dhe kërkon të zhdukë dhimbjen e tij duke vrarë personin që ia shkakton, se kështu beson se vret refuzimin dhe dëshpërimin personal, duke u humbur në hakmarrje gjakatare.

Kush nuk e ka menduar një herë në jetë, mes çasteve, mrekullinë e zhdukjes nga faqja e dheut të një njeriu që i ka bërë keq?! Por, qenia njerëzore është e pajisur në këtë botë jo vetëm me instikte por edhe me frena: të vetëdijes, ndërgjegjes, egos, super-egos dhe arsyetimit.

Vrasja është kryefjala e kohës sonë në kuptim fizik por edhe social. Ndaj, dua që “25 rreshtat” e ditës së sotme të shërbejnë si një hapësirë për të hapur një diskutim më të madh se një episod tragjik, ku vdes një 21-vjeçare, për të cilën të dridhen mishtë, kur e mendon. Ka një klimë në përgjithësi nervoze, me shumë episode brenda, për çdo ditë që ka falur Zoti.

Ambienti ku jetojmë është fotografia e shpirtit tonë. Ne jemi bërë pak të sëmurë në përgjithësi: pa limite morale, disa madje të mbushur me veten, aq sa nuk ua nxë veten e zmadhuar ky qytet i vogël, vend i vogël, që të bën në darkë president e të gdhin në mëngjes analist, që suksesin dhe dështimin ta matin me të njëtin kut dhe ka të njëjtën aromë: pak si ajo e plehut. Nëse e ke bërë keq të kryqëzojnë, nëse e ke bërë mirë të bëjnë po pleh, sepse jemi zakonisht duke parë tjetrin ose me zili ose me urrejtje.

Në psikologji mësohet se ajo që mendojmë për tjetrin është në të vërtetë vetja jonë, si e njohim ne veten njohim dhe botën, atë që kemi frikë e përshkruajmë tek tjetri. Kriza jonë na duket krizë e atij përballë. Si mbrëmë, që u përballa me krizën e një burri me nerva në telefonin tim.

Po kthehesha nga kinemaja (ku as filmin nuk e pashë me vëmendje, se po mendoja për rreshtat që duhet të shkruaja për Arielën, që ka emrin e sirenës së bukur) dhe teksa fshija baltën që më qe ngjitur në këpucë, tek dera e shtëpisë, m’u shfaq në ëhatsapp një mesazh si uji në llucë. Ishte një mesazh, që mezi e deshifrova.

Një pretendim/ankesë për Tiranapost.al, që doemos lidhet me emrin tim dhe një përpjekje për të më kujtuar se unë jam grua dhe një burrë ka shumë armë për ta vrarë një të gjinisë time. (Si me policin e Shkodrës, që para disa kohësh më kërkonte llogari në telefon, se nuk kisha konfirmuar informacionet me titra kudo të Prokurorisë.

Atëherë u thashë kolegëve në zyrë, me humor, se ndonjë ditë do më vrisnin poshtë pallatit, pa e ditur pse!). Sepse të vrasin, si Arielën, po ta dinë që s’i kap policia. Duke të vrarë ty, vrasin krizën e tyre, disa! Si i dashuri Arielës ka edhe burra të tjerë, edhe si burri me nerva në telefonin tim, që m’u duk se mbrëmë kishte një kokë sa madhësia e legenit, të mbushur me pisllëqe.

Gjatë drejtimit njëvjecar të portalit Tiranapost.al, jemi përballur me pisa dhe pise, edhe pse Tiranapost.al është krijuar si një portal që tenton të bëjë gazetari, pa e ndarë lajmin në gjini, është burrë apo grua. Nuk funksionon si një mjet që të sulmojë apo mbrojë një tender, disa, një aferë, disa… Ta mbajë mirë apo ta mbajë keq me Edi Ramën, siç bëjnë mediat e mëdha, të cilat as nuk po e fshehin më këtë garë! Është një portal, që ka sakrifikuar klikimet shumëmilionëshe, me aspiratën për t’u bërë të besueshëm dhe jo thjesht të klikueshëm, pa rënë pre e joshjes së por(no)taleve!

Sikur ky burri, me kokën sa një legen, të kishte shkruar mbrëmë një status për Arielën e re, që u vra në rrugë, do kishte marrë disa “like” më shumë, një postim në të gjitha portalet – në Tiranapost.al patjeter – por, në fakt, i qe postuar refleksioni i punës së vet, kaq! Siç thotë Kadare tek “Mosmarrëveshja”, kur përshkruan mizorinë e vrasjes së Ramize Gjebresë, të vrarë për një flirt, (i kryer, i pakryer, pak rëndësi ka): është tipike për burrat e Ballkanit, thotë ai, të jenë të kësaj prerjeje.

Pavarësisht kësaj, ne i duam burrat. Largqoftë të jetonim në një botë pa ta, pa flirtin, përqafimin e ngrohtë të burrit me të cilin biem në dashuri! Është ambicia e çdo gruaje në shekuj: edhe kur e ka burrin në krahë, dëshiron që ai ta dojë nga fillimi, prapë e prapë, se shpirti do të përkëdhelet. Edhe kur nuk e ka, ka vullnet ta provojë derisa të ketë fuqi e zemër, me burrin 1, 2, 3…deri kur ta gjejë. Nuk e di si e mendon gjinia tjetër për gruan.

Disa e marrin edhe si dobësi, pronësi, si cen me të cilin mund të të shkatërrojnë karrierën. Po qëkur dashuria qenka mëkat e flirti turp?! Ka burra e burra: romantikë, derra, fisnikë dhe të humbur në krizën e tyre, që duhet ta keni parë edhe ju, se e shërojnë disi mes vedi. E kemi vënë re disa herë solidaritetin mashkullor. Jo se burrat nuk vrasin dhe nuk urrejnë njëri-tjetrin.

E bëjnë po njësoj. Por, kur vjen puna, mes një gruaje dhe një burri, gjithmonë fajin e ka gruaja, e cila duhet të mos dalë nga korniza “mos e nxeh kurrë një burrë”. Sepse gratë rriten duke u edukuar nga nëna e shoqëria me modelin “mos e nxeh kurrë një burrë”, sepse e ke luftë të humbur.

Ata dinë të fshehin mirë dobësitë e tyre, rivalitetet, ta transferojnë turpin, dështimin apo dhe refuzimin, sic bëri i dashuri vrasës i Arielës.

Janë po aq të dobët dhe të trembur si ne, por e luajnë bukur teatrin në jetë. Kanë eksperiencë më shumë dhe në këtë pikë duhet t’i imitojmë si një Role Model. I kemi modelin më të mirë të aleancës për mbijetesë, të dashurisë së njeriut për njeriun, paragjykimit zero të njeriut për njeriun.

Dhe për të gjithë ata që e shanë Ben Blushin, që u ankua për popullin, mendoj se ishte gjëja më e vërtetë që tha. Duhet të kërkojmë një popull tjetër, që t’i dojë edhe gratë.

Sepse për këtë duhet vërtet një popull si ai që kërkoi Blushi. Nuk e importojmë dot. Duhet të luftojmë me muret që kemi sot! Kjo është gjëja më e vështirë në botë, por mund ta nisim duke imituar ata, burrat!(Tiranapost.al)

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al