Fermerët kanë nisur protestat nga qyteti në qytet. So në Protestë janë hedhur fermerët e Përmetit, të cilët ankohen për mungesën e subvencioneve dhe rritje e çmimeve që nga nafta e deri te imputet bujqësore. Ata kanë protestuar para Bashkisë, me pankarta në duar .
“Na e hoqët përsheshin me qumësht’.. ‘Ulni çmimin e naftës’, shkruhet në pankartatë që ata mbanin në duar.
Kërkesa e tyre për një subvencionim të drejtë, shkon për Ministrinë e Bujqësisë. Ata shprehen se kema aktuale po i nxjerrë ata në rrugë. Kjo protestë e fermerëve të Përmetit, vjen pas atyre të Lushnjes, Beratit dhe Fierit.
Çmimi i qumështit sipas tyre është minimal, ndërsa çdo kosto si për kullota, ushqim për bagëtitë, është rritur me të paktën 30%.
Fermerët kanë paralajmëruar protesta të pandërprera nëse nuk do të mbështetet me subvencione rritja e çmimeve si në bujqësi dhe në blegtori.
Ata kërkojnë ndryshimin e kritereve brenda skemës së subvencionimit pasi skema aktuale nuk është e përshtatshme për 60 deri 70% të fermerëve.