Në fund të takimit në Gjirokastër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë trokitur gotat për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Torta e përgatitur me këtë rast u pre nga vetë Berisha teksa Dasho Aliko i dha pirunin. Ky është takimi i dytë që Berisha bën në Gjirokastër qysh prej momentit kur ai nisi turin e “Foltores”. Të shtunën ish-kryeministri ka thirrur një protestë para selisë së PD-së për të larguar Lulzim Bashën.