Një 4-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në Heraklio të ishullit grek në Kretë. Sipas medieve lokale nuk janë zbardhur ende rrethanat në të cilat fëmija ka konsumuar alkoolin.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa vogëlushja është transportuar në Qendrën Shëndetësore Miron.
Lexo edhe: E rëndë në Greqi, mjeku ligjor konfirmon se babai ka përdhunuar të bijën 12-vjeçare, tenton të vetëvritet. Më vonë ajo u transportua në Spitalin Venizelio të Heraklionit për trajtim mjekësor specializuar