Alfred Peza i mohoi raportimet në media gjatë ditëve të fundit se ai kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar, madje u shpreh se do të jetë në krye të këtij institucioni deri në vitin 2028. Por duket se s’do të kenë këtë fat drejtuesit e RTSH nëpër qendrat rajonale.
Së fundi mësohet se Ëngjëll Serjani është larguar nga drejtimi i RTSH Gjirokastra. Në vend të tij është komanduar Silvana Spaho. Nuk është e qartë nëse lëvizja e Serjanit është në kuadër të plot largimeve të tjera që Peza ka bërë nga RTSH prej kur mori detyrën apo vjen si pasojë e plotësimit të moshës për të dalë në pension.
Deri më tani s’ka një reagim zyrtar nga institucioni. Komandimi i Silvana Spahos do të zgjasë derisa të emërohet drejtuesi i ri. Kujtojmë që Ëngjëll Serjani mori drejtimin e RTSH Gjirokastrës më 9 mars 2023. ©Argjiroja.net