Në disa qytete të vendit nga veriu në jug sot pati protesta kundër rritjes së cmimit të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore. Protesta më e madhe kulmoi në Tiranë për të dytën ditë me radhë.
Tubim njerëzish pati edhe në Sarandë e Tepelenë, por jo në Gjirokastër. Qytetarët e Gjirokastrës me ç’duket nuk e panë të udhës të protestonin qoftë dhe në formë simbolike sa për të shprehur kundërshtinë e tyre me rritjen katastrofike të çmimit të naftës.
Ndërkohë që pjesa tjetër e Shqipërisë protestonte, qytetarët në Gjirokastër vijuan aktivitetin e tyre normal duke e ndjekur protestën nga ekranet e televizorëve dhe celularëve. ©argjiroja.net