• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nevoja për një plan, kundër katastrofës huminatare në kufi me Greqinë

14/08/2020
Kaos në Kakavijë, 6 km radhë pritje për të kaluar kufirin grek

Nga Mero Baze

Kristaq Kiço është kryetar i Bashkisë së Finiqit në Sarandë, një Bashki e pakicës greke në Shqipëri. Deri më sot, ai është i vetmi përfaqësues i pakicës greke, që ka dalë publikisht t’i kërkojë Qeverisë greke të ndryshojë qëndrim ndaj regjimit të kalimit kufitar në Kakavijë.

Kristaqi është njëkohësisht kryetar i partisë MEGA të pakicës greke në Shqipëri. Përfaqësues të tjerë të pakicës greke, përfshi dhe OMONIA-n, nuk i janë bashkuar kësaj thirrjeje. Kjo panoramë reagimesh nga përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, tregon se në Athinë nuk kanë dëshirë të duken sikur ka një problem real në kufirin me Shqipërinë.

Në kushtet e mungesës së komunikimit diplomatik mes Shqipërisë e Greqisë, drejtuesit e pakicës greke në Shqipëri, janë një tregues i vullnetit të Athinës për problemet që krijohen me Shqipërinë.

Për 48 orë radhazi, mijëra qytetarë shqiptarë, që janë njëkohësisht dhe shtetas të Greqisë, ose rezidentë të përhershëm në atë vend, po përjetojnë një ferr. Fluksi u shtua, pasi pala greke ka njoftuar se pas datës 16 gusht, të gjithë ata që vijnë nga Shqipëria do të bëjnë 7 ditë karantinë dhe duhet të kenë me vete testin e kryer nga Shqipëria.

Në këto kushte ka pasur një dyndje të menjëhershme drejt kufirit të gjithë emigrantëve shqiptarë me pasaportë greke, apo leje të përhershme qëndrimi në Greqi, për t’u kthyer në Athinë para datës 16 gusht.

Në kushtet kur Qeveria shqiptare nuk ka mundur të hapë dot telefonat e homologëve të saj në Athinë dhe kontaktet kanë mbetur në nivele të ulëta konsujsh, që gënjejnë njëri- tjetrin, ngelet urgjente nevoja që Qeveria të përqëndrohet tek kriza humanitare.

Vendimet për të përballuar krizën duhet të jenë të shpejta dhe të mënjëherëshme. Aty duhet të instalohen urgjent pika furnizimi me ujë, me ushqime dhe tualete portative, përgjatë gjithë rrugës Jorgucat- Kakavijë. Kjo duhet për çështje orësh.

Policia duhet të sigurojë një rrugë të hapur për ambulanca dhe ndihmë të shpejtë, në gjithë gjerësinë e rrugës, për t’u qëndruar pranë njerëzve që mund t’u rëndohet shëndeti.

Po përgjatë perimetrit të rrugës, në zonën fushore duhet të ngrihen çadra emergjence për njerëz që nuk përballojnë dot qëndrimin në vetura pas 48 orësh dhe që kanë nevoja bazike për t’u qetësuar.

Kjo duhet bërë për të shpëtuar këtë që ka ndodhur.

Nëse kjo krizë zgjat dhe Greqia nuk ndryshon politikën e hyrjes, atëhere duhet që Qeveria shqiptare të shpërndajë radhën e emigrantëve dhe të kontrollojë lëvizjen drejt pikave kufitare, duke krijuar një sistem të aplikimit, për të shmangur grumbullimet.

E di që shumë emigrantëve u prishen disa punë të vogla në Greqi, nëse nuk shkojnë këto ditë, por dëmi që mund t’i bëjnë vetes dhe njëri- tjetrit, duke qëndruar mbi tre ditë në pika kufitare, është më i madh. Ai duhet të ndalet, qoftë dhe me forcë.

Të gjithë duhet të kujtohen se vendi është ende nën regjimin e masave anti-Covid dhe nuk mund të sillemi sikur këtu nuk ndodh asgjë.

Nëse pala greke nuk hap kufirin, shteti shqiptar duhet të boshatisë radhën kilometrike dhe të riorganizojë udhëtimin e tyre, sipas një sistemi të drejtë aplikimi, që shmang katastrofën humanitare, e cila duket se është çështje orësh./ TemA

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur, Arbër Hoxha bëhet “sheik”, befason me ekipin e ri – Balkanweb.com – News24

E papritur, Arbër Hoxha bëhet “sheik”, befason me ekipin e ri – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
E papritur, Arbër Hoxha bëhet “sheik”, befason me ekipin e ri – Balkanweb.com – News24

E papritur, Arbër Hoxha bëhet “sheik”, befason me ekipin e ri – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al