• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nexhmija vdiq, po pastaj?!

29/02/2020
Nexhmija vdiq, po pastaj?!

Nga Erald Kapri

Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-numrit dy të regjimit ngriti sërish debatin mbi trashëgiminë hoxhiste në Shqipëri. Fatkeqësisht, diktatura dhe komunizmi u trajtua si klishe në gjithë tranzicionin e 30 viteve, dhe ende sot shifrat e dhunës nuk janë të plota. Regjimi la pas 6 mijë të vrarë, (ende mbi 5 mijë prej tyre nuk u gjenden eshtrat), 16 mijë të burgosur politikë mes të cilave 1 mijë gra e vajza dhe mbi 60 mijë të tjerë të internuar e dëbuar. Komunizmi i ardhur pas lufte, la Shqipërinë në 1991, pas gjysmë shekulli, në 3 vendet më të varfra globit. Por ky ishte vetëm fillimi.

E me gjithë këtë bilanc, Nexhmija vdiq e qetë në shtëpinë e saj, e patrazuar nga askush, mes jetës si publiciste, si dëshmi e gjallë e dështimit të shoqërisë në larjen e hesapeve me të kaluarën.

Askush nuk është i lumtur sot me vdekjen e Nexhmijes. Sepse do duhej që ajo të kishte mbyllur sytë në burg, aty ku e kishte vendin. Vetëm kështu, njerëzit do mund të mësonin se ç’do të thotë diktaturë dhe ç’do të thotë të ndëshkosh krimet e komunizmit.

Është shumë e vështirë sot të shpjegosh për brezin e ri dhe brezat që do të vijnë këto krime aq kohë sa fajtorët jo vetëm që nuk ndëshkohen por rehabilitohen.

Kështu tentoi të bënte edhe Nexhmija që gjithmonë e gjente një dritare për të thënë se sa i mirë ishte Enveri i saj i pagabueshëm.

Vdekja e Nexhmijes pa një ‘mea culpa’, pa lënë asnjë gjurmë, asnjë shenjë ndëshkimi është krimi i radhës në vazhdën e krimeve që lidhen me emrin e saj.

Sot, pas largimit të saj, nuk mund të thuhet me saktësi se cila ishte trashëgimia e saj e plotë kriminale. Çuditërisht vejusha e fundit e ish-Lindjes nuk ngjalli kureshtje për studim biografik të thelluar. Ndoshta se e konsideronin dogmatike. Nexhmija nuk ka pasur një të dytë edhe pse mund të ngjasojë me Eleni Çausheskun. Biografët e diktatorëve të njohur kanë tentuar të zbardhin ndikimin e grave të tyre. Modelet janë të shumta, nga Nadezhda e Stalinit e cila vrau veten në pamundësi për të ndalur mizoritë e të shoqit, apo Jovanka e painteresuar e diktatorit jugosllav, Tito. Jeta e Nexhmijes meriton një studim serioz për të zbuluar Ledin Makbeth të shqiptarëve.

Roli i saj në diktaturë si numri dy i regjimit është provuar, mes dëshmive të shumta dhe shënimeve dokumentare që priten ende të zbardhen. Një vëzhgim i hollësishëm të tregon se shoqet e saj të shkollës në Institutin “Nëna Mbretëreshë” u zhduken të gjitha. Nexhmija nuk kurseu askënd e madje edhe shoqen e bankës, Nadije Dumën, por edhe rivalet si Liri Gega, Liri Belishova, Fiqret Shehun, e patjetër më të mira të brezit të saj, si Musine Kokalari, Meri Papakristo, Shenaze Juka, Ganimet Gjelani, Didi Bixhaku, Shahniah Dosti, Drita Kosturin, Gjyslyme Dervishi. Historia e çdonjërës prej tyre të mbush sytë me lot.

E natyrshëm revoltohesh me largimin e qetë të Nexhmijes. Po pastaj?! Viktimat e saj presin drejtësi. Bulevardi i Tiranës i ngjan një skene krimi, jo për faktin se shumë prej pjesëve të tij është ndërtuar nga puna e detyruar e të burgosurve, por se pllakave të tij shëtisin të pashqetësuar dhjetëra “nexhi” të tjerë.

Nuk është kurrë vonë për drejtësi. Pa dënuar krimet e së kaluarës, nuk do ketë qetësi.

Dje u bë publike edhe letra-testament e vejushës e cila edhe në momentet e fundit të jetës nuk shfaqi asnjë moment pendese. Nuk kishte aty asnjë rresht ndjese për jetët që preu në mes kjo grua që vetë e mbushi një shekull, herë si protagoniste dhe herë e tërhequr sipas orekseve të kohës e moshës.

Nexhmija e tha me testament që nuk beson në Zot ndaj mallkimet për të nuk vlejnë por mallkim më të madh se sa yt bir mos dojë të të shohë me sy sa je gjallë dhe mos vijë të të hedhë një grusht dhe’ kur vdes, besoj nuk ka./ Mapo

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al