• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja në Bularat, aleati i Lulzim Bashës kërkon heqjen ‘non grata’ të eurodeputetes qipriote

03/12/2018
Ngjarja në Bularat, aleati i Lulzim Bashës kërkon heqjen ‘non grata’ të eurodeputetes qipriote

Organizata e minoritarëve “Omonia” në Korçë me në krye Ligor Karamelon i drejtohet Vangjel Dules që t’i kërkojë shtetit shqiptar heqjen e “person non grata” eurodeputetes esktremiste qipriote, Eleni Theohari dhe 52 paramilitarëve të “Agimit të Artë”.

Më poshtë keni në gjuhën shqipe letrën drejtuar kreut të “Omonia”-s dhe Vangjel Dules.

Korçë, me 27.11.2018

Dega Korçë

Letër – rekomandim

Drejtuar: zotit Vasil Kajo, kryetar i “Omonia”-s, kryesisë së “Omonia”-s.

Për njoftim: zotit Vangjel Dule deputet e kryetar i PBDNJ-së

Këshilli i Përgjithshem Drejtues i degës së “Omonia”-s Korçë në mbledhjen e tij të zgjeruar, pasi zhvilloi një analizë të hollësishme të gjendjes së krijuar pas ngjarjes së paprecedent, të vrasjes nga forcat speciale të Kostandin Kacifas, bashkëkombasit tonë konkludoi që t’ju rekomandojë Juve zoti kryetar e organeve drejtuese të “Omonia”-s për sa vijon:

1.Të shqetësuar nga indiferenca totale e institucioneve për të zbardhur të vërtetën e për të bërë transparencën e nevojshme të kësaj ngjarjeje kriminale, intesifikoni përpjekjet e gjithanshme duke përdorur të gjitha mundësitë e mjetet demokratike, kuadrin ligjor për liritë e të drejtat e njeriut e të minoriteteve, informoni hollësisht organizatat ndërkombëtare e trupin diplomatik për këtë vrasje të shëmtuar dhe për këtë heshtje acaruese, me sfond etnik e dhunë të hapur psikologjike ndaj komunitetit tonë.

2.Të kontaktoni zyrtarisht e të kërkoni me forcë pranë autoriteteve shqiptare të tërheqin masën “person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari, si dhe ndaj 52 personave të tjerë, të shmangin retorikën nacionaliste dhe të kontribuojnë konkretisht e realisht në rivendosjen e një klime besimi e mirëkuptimi midis shumicës e pakicës midis dy vendeve fqinje konform standarteve, traditës historike dhe dëshirës së përbashkët.

3.Duke u nisur nga këto premisa, mendojmë se është e nevojshme fillimi e zhvillimi nga ana Juaj dhe e drejtuesve të “Omonia”-s i një lëvizje informuese e dëgjuese me të gjithë faktorët e minoritetit, me të gjitha strukturat e “Omonia”-s fshat më fshat e qytet më qytet, konkluzioni i së cilës të jetë hartimi i në program-veprimi konkret me synim zgjidhjen e problemeve, ndërgjegjësimin e minoritetit për të vepruar si nje i tërë, për të rritur efektshmërinë e përfaqësimit politik dhe dinjitetin shoqëror.

Situata e krijuar ndaj nesh dhe nga ne nuk mund të përballohet as duke heshtur, as duke ulur kokën e as duke qëndruar duarkryq. Duhet ndërgjegjësim, veprim e dinjitet. Të drejtat e liritë që na takojnë nuk na i fal kush, ato fitohen.

Këshilli i Përgjithshem Drejtues i Degës së “Omonia”-s Korçë

Kryetari

Ligoraq Karamelo

Related Posts

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
Kryesore

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juve ngec sërish, Rennes i merr pikë në Torino, Spalletti: Jam i kënaqur, por ai gol i anuluar… (VIDEO)

Juve ngec sërish, Rennes i merr pikë në Torino, Spalletti: Jam i kënaqur, por ai gol i anuluar… (VIDEO)

23/10/2026
Spektakël në qiell më 26 tetor! “Hëna e Gjuetarit” do të ndriçojë natën, ja kur mund të shihet fenomeni – Balkanweb.com – News24

Spektakël në qiell më 26 tetor! “Hëna e Gjuetarit” do të ndriçojë natën, ja kur mund të shihet fenomeni – Balkanweb.com – News24

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al