• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjela: Studentët e kanë rrëzuar opozitën, tani është radha e Ramës

08/12/2018
Portalet shqiptare të paguara nga Athina, Ngjela: Ky është një turp kombëtar!

Nga Spartak Ngjela

Protesta e studentëve, pas 26 vjetësh abuzim qeveritar në Shqipëri, krijon impaktin e parë pozitiv, në një kohë të karakterizuar nga banditizmi dhe korrupsioni. Kjo kohë ka sjellë një gënjeshtër qeveritare dhe degradim të Shqipërisë.

l.

Te kjo protestë sot është drejtuar vëmendja e të gjithë shqiptarëve që kanë kërkuar t’iu rikthehet atdheu i tyre.

Shqiptarëve ua ka grabitur atdheun një aradhë gangsterësh që po i qeveris në 26 vjet.

Po studentët?

Këta e kapën degradimin e gjendjes me instiktin e rinisë që kërkon të ardhmen, duke shkelmuar tërësisht të tashmen.

A do të shkojë deri në fund ky shkelmim?

Jam i bindur se po.

Cilat janë përparësitë e studentëve?

E para, frika e korrupsionit qeveritar në të dy krahët e politikës shqiprare.

E dyta, qartësia që iu ka dhënë koha për kërkesat e tyre të paraqitura çdo ditë në rritje.

E treta, kapja e situatës nga i gjithë studentatati i universiteteve publike që, shtrëngimi i tyre financiar, është pasojë e korrupsionit të qeverisë aktuale, dhe e të gjitha qeverive që kanë kaluar në 26 vjet.

ll.

Çfarë janë në thelb kërkesat e studentëve?

Ato kuptohet se kanë qëndrim të hapur antikorrupsion. Studentët si trupë gjigande e kuptuan që po vidheshin nga politika ministritrore dhe kryeministrore, e bashkuar në vjedhje me rektoratet. E kuptuan që mësimdhënia ishte biznes për fitime dhe jo instrument për të dhënë dije dhe profesion.

Nga i vjen studentatit shqiptar ky kthjellim që duket si i studiuar në kohë?

Ua ka dhënë vetë koha.

Cila kohë?

Çdo brez rinor ka kohën e vet. Nëse brezi i ri nuk di ta sundojë kohën e tij, humbet të ardhmen, sepse këtë të ardhme ia grabit brezi abuziv që e drejton. Studentati i sotëm shqiptar po kërkon të dominojë kohën e vet. Dhe duhet të dini një gjë: kur rinia e kap kohën e vet, dhe e sundon atë, nuk e mposht dot asnjë lloj force.

Po qeveria aktuale?

Tani që studentati publik shqiptar me mbi 40 mijë studentë e di dhe është kundër të vërtetës abuzive qeveritare, i vetmi akt që ka në favor kjo qeveri, është dorëheqja e kryeministrit, sepse studentati e ka kapur në vjedhje dhe në abuzim kundër tyre. Studentët e protestës masive kanë forcë të madhe potenciale të cilën po e hedhin në akt me mënçuri.

Po gjendja politike?

Socialistët kanë vetëm një rrugë: qeveria aktuale është kapur në korrupsion nga masivi studentor i universiteteve publike, prandaj ata duhet të paraqesin në Parlament qeverinë që do të pranojë të gjitha kushtet e studentëve, dhe të bëhet nga anëtarë qeverie dhe një kryeministër që nuk kanë asnjë përfolje për korrupsion.

Po, nisur nga formimi psikik problematik që ka, a mund ta japë Rama dorëheqjen?

Do ta kuptojë, sepse deri tani ai mendoi që me komisione të blera të studentëve, me to, do ta shuante protestën masive studentore duke përdorur gënjeshtra nga pozita e forcës. Por studentët e kapën, dhe ia hodhën turinjve.

Rama tani është i trembur.

Kurse opozita e korruptuar që u afrua, u izolua me përbuzje. Studentët ndërkohë e kanë rrëzuar opozitën.

Tani po pritet rrëzimi i Ramës. Nëse Rama do të vijojë në jerm të mendojë me autosugjestionim se do të gënjejë studentët, thjesht do të përfundojë si përcaktimi që ka bërë shkrimtari Henry Miller: like a ghost moving about in a vacuum – si një fantazëm që lëviz nëpër boshllëk.

Të shohim.

Related Posts

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

03/05/2026
“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al