Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme. Ministri u paraqit pranë ambienteve të SPAK në orën 09:50. Mometalisht ende nuk dihet arsyeja pse Peleshi është paraqitur në SPAK. Peleshi ka mbajtur më herët edhe detyrën e zv.kryeministrit, në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019, ai ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.