• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një kompani fantazmë po blen portin më të madh në Shqipëri (VIDEO)

09/02/2022
Një kompani fantazmë po blen portin më të madh në Shqipëri (VIDEO)

Nga Klodian Tomorri

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guaska e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.

Sipas dokumenteve, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave. Arsyeja? Kompania e re që ka blerë aksionet e Symphony Invest Limited nuk dihet se çfarë është, nga vjen dhe se nga kush zotërohet.

QKB i ka kërkuar kompanisë së regjistruar në ishujt Cayman që të plotësojë dokumentacionin sipas kërkesave që dikton ligji, mes të tjerave të dorëzojë aktin e themelimit dhe dokumentet që vërtetojnë se kush janë pronarët e saj.

Në pezullim nuk bëhet e ditur se si quhet kompania e re që ka blerë kuotat e guaskës së Alabarit. Ndërkohë që po ashtu nuk dihet se cilët janë pronarët realë të saj, ndonëse fytyra publike e projektit vijon të mbetet gjithmonë Muhamed Alabar.

Madje, në datën 31 dhjetor kur shqiptarët festonin Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama së bashku me Alabar organizuan një shfaqje me fishekzjarrë për të inauguruar projektin e Portit të Durrësit. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare kishte miratuar vendimin, që i kaloi të gjitha pronat në zonën e Portit të Durrësit tek Ministria e Financave.

Konsolidimi i pronës në një dorë të vetme është hapi i parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes që do t’i kalojë kompanisë Symphony Invest Limited mbi 85 hektarë tokë shtetërore falas në zonën e Portit të Durrësit. Më pas kompania do të ndërtojë aty portin e jahteve, pallate si dhe hotele. Sakaq në territor ka nisur çmontimi i portit të mallrave duke e zhvendosur aktivitetin portual në Porto Romano, tek porti privat që zotërohet nga grupi Kastrati.

Qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Por shitja e beftë e Symphony Invest Limited ngre më shumë se pikëpytje mbi projektin 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort. Kush është fantazma që po merr 85 hektarë tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar? Cilët janë pronarët e rinj që kanë hyrë në lojë? Dhe çfarë po e shtyn Muhamed Alabarin, ish drejtuesin e grupit Emaar, që të kryejë manovra të tilla me shitje kuotash?

Investitorët seriozë që angazhohen në projekte të mëdha nuk shesin kuota koncesionare ende pa u miratuar projekti. Manovra të tilla ndodhin vetëm në dy raste. Së pari, kur investitorët nuk kanë para dhe duan të afrojnë në projekt aktorë të tjerë që sigurojnë financime. Dhe së dyti, kur duan të kalojnë një pjesë të llokmës tek vendimmarrësit lokalë. Pra të japin tarifën e rryshfetit.

Është ende herët të thuhet se çfarë është duke ndodhur saktësisht me koncesionin kontrovers të Portit të Durrësit. Por shitjet me pronarë sekret nëpër offshore e ekspozojnë rëndë këtë projekt si ndaj rreziqeve për korrupsion madhor ose pastrim masiv parash. /MCN TV

Related Posts

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!
Kryesore

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!

23/06/2026
Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…
Kryesore

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

23/06/2026
Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar
Kryesore

Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar

23/06/2026
Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime
Kryesore

Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

23/06/2026
Deputeti i PS: I hoqën maskat! OMONIA e Dules mbron Muçin e Lëvizjes Bashkë, se janë bashkë në vorioepirotizëm
Kryesore

Bido ironizon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Lëre kolltukun, se nuk ia vlen as zaptimi i oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, as aksionet e tua si ndërtues në Arameras

23/06/2026
“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
4 orë ndeshje, Franca “çmonton” Irakun, Mbappe sfidon Messi-n, realizon “dopjetë”

4 orë ndeshje, Franca “çmonton” Irakun, Mbappe sfidon Messi-n, realizon “dopjetë”

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al