• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një lajm i mirë, 2268 mjekë, infermierë e studentë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar në emergjencën nga koronavirusi

16/03/2020
Ministrja e Shëndetësisë thirrje Lulzim Bashës:  Jeni burrë, prind dhe bir i një familjeje. Mos ua prishni gjakun shqiptarëve duke hapur panik e folur hava

Përmes një video në facebook, ministja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falenderuar të gjithë ata që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19. Janë 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu, e cila pati edhe një falenderim për ta.

“Deri në këto momente 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një komunikim me publikun bërë të ditur se po riorganizohet shërbimi për të shtuar forcat e reja që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar.
“Kam një falenderim nga zemra për prof. Dhimitër Krajën, ish shef i Spitalit Infektiv, dr. Sokol Agolli, mjek anestezist reanimator, dr. Mihal Kërci, mjek anestezist reanimator, dr. Roland Xhaxho, mjek anestezist reanimator, të cilët së bashku me inxhinierët mjekësore Pirro Kushi dhe Aziz Toska ju përgjigjën menjëherë thirrjes dhe sot janë duke ofruar shërbimin e tyre të vyer në përballje me koronavirusin e ri”, tha Manastirliu.
Gjatë komunikimit me publikun Manastirliu ka njoftuar dhe angazhimin e Prof.Ass. Krenar Lilës dhe prof. Arben Gjatës për menaxhimin e punës së shërbimit të anestezi-reanimacionit dhe të burimeve njerëzore.
“Kam angazhuar dhe caktuar sot doktor Krenar Lilën, mjek reanimator në QSUT, koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit anestezi- reanimacion në të gjithë stukturat spitalore shëndetësore, që do të trajtojnë personat me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Si dhe prof. Arben Gjatën koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e COVID-19.

Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Le të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e zgjidhjes. Ndani me stafet mjekësore, çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore. Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbimin tuaj”, ka bërë thirrje ministrja Manastirliu.
Në fund të komunikimit me publikun, Manastirliu falenderoi të gjithë ekipet mjekësore të spitalit Infektiv, të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe të gjithë ekipet mjekësore në terren, farmacistët në strukturat publike dhe jopublike që po shërbejnë për qyteratët, epidemiologët dhe ekspertët e shëndetit publik që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në këto ditë të vështira.”

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al