Një makinë është djegur në Gjirokastër. Policia thotë se ngjarja ndodhi në rrugën e ‘Vezirit’. Automjeti i djegur është i markës ‘Fiat’në pronësi të shtetasit R.K., vjeç 30, banues në Gjirokastër. Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se, zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.
©argjiroja.net