Nën interpretimin e teatrit të Mitrovicës, e nën regjinë e Marigona Bekteshit, në skenën e teatrit të Gjirokastrës u ngjit komedia e Jean Pierre e quajtur “Një vrasje e vogël aksidentale”.
Kjo komedi e bazuar në marrëdhëniet e komplikuara të dashurisë mund të shihet edhe si një eksplorim humoristik i fuqisë së gjuhës. Gënjeshtra të vogla por të shumta që shkaktojnë ngjarje me pasoja shkatërruese.
E kënaqur me mikpritjen e shfaqjes u shfaq regjisorja. Gjatë komedisë që kishte ritëm dhe dinamikë interesante u sollën situata plot humor brenda një çifti ku gënjeshtrat e njërit zbulojnë sekretet e tjetrit.
Vepra njëherazi një tragjedie qesharake – ose një komedi dramatike ka të bëjë me fuqinë e rrezikshme që kanë deklaratat e vërteta dhe të rreme për të ndryshuar realitetin, nganjëherë në aspektin pozitiv e nganjëherë në atë negativ.
Një shaka e vogël e pafajshme i tërheq personazhet e kësaj drame në mënyrë të pakontrollueshme duke i çuar ata nga një mbrëmje e qetë në shtëpi në një situatë surreale dhe shumë të rrezikshme.
Komedia u shfaqe më parë në Vlorë, dhe trupa pritet të interpretojnë edhe në qytete të tjera. Ky ishte shkëmbimi i dytë mes teatrove të Gjirokastrës dhe Mitrovicës.