• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njeriu me maskë i këtyre protestave

10/12/2020
Njeriu me maskë i këtyre protestave

Nga Mero Baze

Nuk e kam fjalën për këta djemtë e rinj që protestojnë rrugëve të Tiranës. As për ata që thyejnë xhamat e Muzeut, Bashkinë e Korçës, Komisariatin e Lezhës apo të tjerët që mblidhen në çdo seli të PD nëpër rrethe. Pas asaj që ndodhi me vrasjen tragjike të një 25-vjeçari, protestat janë legjitime dhe i bëjnë mirë shoqërisë.

Mund të zemërohemi me ekstremizmin e tyre, por jo me zemërimin e tyre. I vetmi njeri që ka vënë maskën sot dhe nuk del të protestojë dot hapur, është Lulzim Basha. Është ai që ka nxjerrë degët e PD në gjithë Shqipërinë të bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë. Është ai që po udhëzon degët se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25- vjeçarit për të një karshillëk të ri dhune.

Është ai që tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar dyqane, muze, bashki apo objekte të tjera që nuk kanë asnjë simbolikë me atë që ka ndodhur…

Dhe të gjithë këtë operacion të dhunshëm që çdo lider opozite do t’i dilte në krye, ai po e bën me maskë. Ka vendosur maskat njësoj si ata që grabisin dyqane apo thyejnë vitrina, dhe mendon se po bën revolucion.

Nuk jam dakord me ata që thonë se Lulzim Basha nuk duhet ta përdorë politikisht këtë ngjarje. Nuk ka opozitë që nuk do ta përdorte.

Por ai ka një problem më të madh se çdo opozitë e mundshme e këtij vendi. Ai nuk i del dot në krye, pasi qeveria e sotme e ka turpëruar atë dyfish, duke u përballur me vrasjen tragjike, duke marrë përgjegjësi për të, duke i shkuar familjes në shtëpi dhe dhënë dorëheqje ministri i Brendshëm.

Ky njeri që vrau katër protestues politik më 21 janar, nuk u shkoi dot në shtëpi të vrarëve. U dërgoi shoferin e Liri Berishës me 40 milionë lekë me vete t’i falnin gjakun dhe të pranonin të vinte për kafe.

Ky njeri nuk dha dot dorëheqje kur vrau politikisht katër qytetarë. Sorollatej sa nga zyra e Bamir Topit, tek zyra e Sokol Olldashit, dhe u ankohej se nuk kishte çfarë t’i bënte Berishës, se ai nuk kishte faj.

Ky njeri nuk kishte fuqi as të mendonte pse u vranë katër protestuesit. I vetmi hall i tij ishte se si Berisha të mos nxehej me atë, kur e urdhëronte të mos dorëzonte gardistët që vranë, në Prokurori.

Lulzim Basha është shembulli më tragjik, dhe më i urryeri i sjelljes së një ministri para një krimi. Është një ish- ministër që nuk e shqetëson krimi politik, nuk e shqetëson vrasja apo përgjegjësia për vrasjen, por vetëm humori i urdhëruesit të vrasjes. Është kjo arsyeja që sot ai nuk i del dot zot as protestës spontane, as protestës së dirigjuar nëpër rrethe.

Këshilltarët e tij i kanë rekomandar që turmat të djegin dyqane dhe vitrina, të thyejnë muze e godina bashkish, me qëllim që të demoralizohet policia, pas asaj që ka ndodhur. Kjo sipas tyre është e vetmja mënyrë që këtë radhë dhuna të fitojë, duke u udhëhequr ngë një lider me maskë.

Kjo e bën atë njeriun më të dështuar në histori. Ai sot nuk ka me vete as historinë e tij të shëmtuar, as historinë dinjitoze të ministrit aktual, as viktimat e tij më 21 janar, as familjen e viktmës së dy ditëve më parë. Dhe ka një arsye të thjeshtë përse nuk ka askënd dhe asgjë me vete.

Se askush nuk shkon pas një njeriu me maskë, një njeriu që herë e vë maskën të mos njihet që është në krye, herë vë për maskë, fytyrën e Sali Berishës, që të thotë është faji i tij./ TemA

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al