• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me ‘Metin’, bosi shqiptar i drogës në Turqi. Detajet e operacionit policor

24/03/2018
Njihuni me ‘Metin’, bosi shqiptar i drogës në Turqi. Detajet e operacionit policor

Media turke i ka dhënë hapësirë të gjerë shkatërrimit të bandës ndërkombëtare të trafikut të drogës, drejtuar nga ‘baroni’ shqiptar Met Kanani, me pseudonimin “Met shqiptari”. Sipas një lajmi të gazetarit Cetin Aydin në të përditshmen “Hurriyet”, ekipet e Drejtorisë së Anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre. Si pasojë e një hetimi të shtrirë në 6 muaj u pa se grupi përdorte brigjet e Bodrumit për trafikimin e drogës. Gjatë hetimit u zbulua se në Turqi do të mbërrinte edhe vetë ‘baroni’ shqiptar i drogës, Met Kanani. Policia e Stambollit kërkoi menjëherë mbështetje edhe nga Policia e Provincës së Mulas, ndërsa u njoftua edhe Policia Shqiptare.

Mbërritjen e drogës e pa nga maja e një kodre

Me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër. Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por ‘baroni’ shqiptar nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar. Banda e tij përdorte si depo një adresë në Milas të Mulas, e cila përdorej edhe për magazinimin e ujit. Më të provuar vend-magazinimin e drogës, policia vendosi të niste operacionin për arrestimin e trafikantëve.

Sipas “Hurriyet”, policia e bastisi depon në orën 02:30 të mëngjesit të së martës. Në depo u arrestua “Met shqiptari” dhe 6 njerëz të tij, si dhe u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro. Ndërsa në valën e dytë të operacionit të zhvilluar të enjten me pjesëmarrjen e 250 policëve u arrestuan edhe 4 të tjerë.

“Hurriyet” dhe “Yeni Safak” raportojnë se 4 prej të arrestuarve ishin shqiptarë, ndërsa kombësia e 7 trafikantëve të tjerë nuk bëhet e ditur. Sipas informacioneve të policisë turke, kanabisi do të bëhej gati për treg dhe do të transportohej drejt Stambollit për shitje.

Operacioni në Greqi

“Hurriyet” raporton se ndaj Met Kananit, më 29 Nëntor të vitit të shkuar kishte kryer një operacion edhe policia greke. Në operacionin gjatë të cilit u përdorën edhe helikopterët, për ndjekjen e gomones me kanabis nga ajri, pati shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë. Pasi u mbaroi benzina, trafikantët u dorëzuan dhe policia greke sekuestroi 1.3 tonë kanabis, megjithatë grekët nuk arritën të kapin ‘kokën’ e grupit, Met Kananin.

Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës. Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Me këtë operacion, media turke raporton se është goditur rëndë rruga ballkanike e trafikimit të drogës, si dhe e kanabisit që prodhohet në Shqipëri. /Tvklan.al/

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

08/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana në “teh të thikës”, tre skenarët për mbijetesën. Si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al