• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njoftim i rëndësishëm për emigrantët që kthehen për festa: Mos blini polica pa hyrë në Shqipëri të plotësuara me dorë

20/12/2017
Njoftim i rëndësishëm për emigrantët që kthehen për festa: Mos blini polica pa hyrë në Shqipëri të plotësuara me dorë

Festat e fundvitit shënojnë kohën kur një pjesë e mirë e emigrantëve kthehen për t’i kaluar ato me familjarët në Shqipëri. Një pjesë e mirë e tyre preferojnë që udhëtimin ta bëjnë me automjete për të cilat është e nevojshme prerja e policës kufitare. Në të kaluarën, në disa raste, këto polica janë shitur në mënyrë abuzive të plotësuara me dorë dhe jashtë territorit shqiptar.

Për të eliminuar këtë pjesë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes pasi nga data 1 nëntor këto polica raportohen online në kohë reale dhe plotësimi i tyre nuk mund të bëhet me dorë. Po kështu ato nuk duhet të blihen jashtë territorit shqiptar.

“Qytetarë kujdes!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sjell në vëmendjen Tuaj se që prej datës 1 nëntor 2017, shitja e policave të sigurimit kufitar bëhet nëpërmjet raportimit të tyre në kohë reale përmes regjistrit elektronik të sigurimeve të detyrueshme motorike. Gjithashtu personat e miratuar nga AMF për shitjen e policave të sigurimit nuk mund të kryejnë këtë veprimtari jashtë territorit të Shqipërisë.

Për këtë arsye çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, Ju ofrohet në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar e si e tillë është e pavlefshme.

Bëni kujdes! Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Në rast se polica juaj kufitare nuk figuron në sistemin online, kontaktoni Autoritetin, nëpërmjet adresës së E-mailit [email protected], numrit të celularit +355694060671, apo edhe mesazheve në inbox-in e faqes tonë në Facebook. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese në identifikimin e rasteve abuzive me qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

Periudhat e fundvitit shoqërohen edhe me rritje të lëvizjeve në drejtim të Shqipërisë, prandaj duhet të tregoni kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar, që të mos bini pre e abuzimeve të mundshme” thuhet në njoftimin e AMF./Monitor

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ United e nis me poker Championsin, Bayern me 5 “yje”,  fiton edhe Como

VIDEO/ United e nis me poker Championsin, Bayern me 5 “yje”, fiton edhe Como

11/09/2026
VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al