Shqipëria vuajti shumë të marten në mbrëmje në “Air Albania” ndaj San Marinos, teksa kuqezinjtë siguruan suksesin vetëm në kohën shtesë falë golit me 11 metërsh të Kristjan Asllanit, që shmangu njollën e “turpit” për kuqezinjtë në sfidën ndaj skuadrës që mbtll renditjen e FIFA-s.
Megjithatë një fitore që e ngjit skuadrën e drejtuar nga Rolando Maran në krye të Grupit C1. Një ndeshje e ndërlikuar për përfaqësuesen tone, ku për të bërë vlerësimet e lojtarëve më të mire është shumë e vështirë. I vetmi lojtar që u dallua mbi të tjerët është ai:Kristjan Asllani. Ish mesfushori i Interit realizoi një dopietë, duke konfirmuar formën positive që po kalon. Sipas “Flashscore” ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9. Një super gol nga distanca i pari, ndërsa gjakftohtë në momentin e penalltisë vendimtare, që solli golin e fitores.
Menjëherë pas tij u vlerësuan Elseid Hysaj me notën 8.4, një tjetër paraqitje positive e anësorit Shkodran, që u tregua shpesh herë i rrezikshëm me mharkimet e tij nga krahu i djathtë. Pas tij treshja e mbrojtjes Mitaj, Ismajli dhe Gjimshiti respektivisht të vlerësuar me notat 7.6; 7.7 dhe 7.5. Lojtari më pak I vlerësuar nga kuqezinjtë tanë ishe Julian Shehu me notën 6.4. Edhe sulmi nuk u ngjit në nivelin që pritej, aq më tepër duke marrë në konsideratë edhe kundërshtarin që kishim përballë.
Ndërkohë nga lojtarët e hedhur në fushë nga stoli lojtari më i vlerësuar ishte Anis Mehmeti me notën 7.5.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








