• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk justifikoi dot paratë, shkarkohet përfundimisht ish-kryetari i Gjykatës Përmet

07/07/2020
Nuk justifikoi dot paratë, shkarkohet përfundimisht ish-kryetari i Gjykatës Përmet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci. Sipas njoftimit të KPA, trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz anëtarë, gjykoi në dhomë këshillimi ankimin e Gjacit dhe vendosi në mënyrë unanime ta rrëzojë atë, duke larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë ish-kryetarin e Gjykatës së Përmetit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 21 mars 2019 të shkarkojë nga detyra Pashk Gjacin, pasi u konstatuan probleme në të tri kriteret e rivlerësimit.

Komisioni konstatoi se Gjaci, i cili ka pasur më parë një karrierë si avokat, nuk arriti të dokumentonte burimin e ligjshëm të pasurive të tij.

Gjithashtu probleme u konstatuan edhe në pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e gjyqtarit Gjaci, i cili pranoi se provat që kishte dorëzuar nuk janë në formën e duhur ligjore ndërsa argumentoi se pasurinë e tij e kishte vënë si produkt i investimeve të suksesshme në prona të patundshme.

Gjaci ka punuar si avokat për një dekadë deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i Gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetëdeklaruara rridhnin nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme./ Reporter.al

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Daku tha pas ndeshjes se… – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al