• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk u zgjodh dot deputet i PS-së, mjeku shqiptar në Angli i bashkohet partisë kundër emigrantëve

25/11/2025
Nuk u zgjodh dot deputet i PS-së, mjeku shqiptar në Angli i bashkohet partisë kundër emigrantëve

Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputetet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.

Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët.

Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ku tregohet kandimi i Kristo Papës për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partive për zonën High Barnet në veri të Londrës.

Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Dega e Reform UK për Barnet thotë se:

“Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie.

“Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.

“Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.

Deri këto momente të publikimit këtij lajmi Kristo Papa nuk i është përgjigjur pyetjes të Top Channel se përse zgjodhi të kandidojë për një parti politike si Reform UK e cila është shprehur qartësisht kundra emigratëve.

Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.

Nathan Gill ish udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse./ TCH

Related Posts

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Kryesore

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

19/09/2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend
Lajme

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend

19/09/2026
Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar
Kryesore

Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19/09/2026
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë
Kryesore

Plagosën me thikë dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al