Nga Arben Isaraj
100 vjet më parë, sipas programit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, në pllajën e malit të Dukatit, në 29 maj të 1920 u mblodh kuvendi i Barçallasë.
Rreth 200 burra labërie nga zona e pushtuar prej italianëve si dhe paria vlonjate, u mblodh për të mbrojtur trojet amtare nga pushtimi dhe copëtimi.
Betimi i tyre, përpara se të lëshoheshin më të poshtë, me dyfek e cfurk në dorë ishte i veçantë, i thjeshtë, por kuptimplotë:
“Më thertë me gjithë ç’kam” apo “Më vraftë e më marrtë në zemër”.
Ndaj në 100 vjetorin e Luftës së Vlorës:
Respekt dhe mirënjohje burrave dhe grave labe, që për lirinë e vatanit, me zemër i vunë gjoksin plumbave, bajonetave dhe gjyleve të topit;
Respekt dhe mirënjohje edhe për gjyshin tim Hamza Isa Isaraj “Nder i Kombit”, si pjesë e palodhur e patriotizmës vlonjate, që prej krijimit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare deri në përfaqësimin e tij nga Mesapliku në Korfuz, për organizimin dhe njohjen ndërkombëtare të Luftës së Vlorës;
Mirënjohje dhe përulësi djepit dhe uraganit të lirisë dhe pavarësisë së atdheut, VLORËS.