• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Olta Xhaçka: Ishte ëndrra e tim shoqi të realizonte një gjë të rëndësishme ekonominë. Nuk e dija për statusin e investitorit

11/04/2024
Olta Xhaçka: Ishte ëndrra e tim shoqi të realizonte një gjë të rëndësishme ekonominë. Nuk e dija për statusin e investitorit

Deputetja Olta Xhaçka ka deklaruar se nuk kishte asnjë favorizim për statusin e investitorit strategjik të të shoqit, për të cilin tha se ishte ëndrra e tij. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Xhaçka ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj i kanë punët e ndara dhe se ajo nuk përfshihet në sipërmarrjen e tij.

“Një investim privat në pronë private, blerë nga ish pronar privat, pas përmbushjes së disa kritereve konform ligjit, shteti e stimulon për shpejtësi. Shteti i jep prioritet në lidhjen e kontratës për përdorimin e plazhit, duke qenë se është investim në fushë strategjik dhe investimi konsiderohet e mirë publike. Në një pronë private me leje zhvillimi dhe ndërtimi të marrë. Përpara aplikimit të statusit, ky investim nuk ka pasur nevojë për asnjë lehtësi procedurale. Për shkak se në atë zonë investimet e tjera të rëndësishme kishin status të investitorit strategjik dhe prioritet për lidhjen e kontratës, i lindte e drejta edhe këtij investimi për shkak të nivelit të punësimit që të bënte të njëjtën gjë për të ngritur një sipërmarrje 100% turistike. Unë dhe im shoq i kemi pasur punët e ndara, nuk dua ti bëj avokatinë sipërmarrjes së tij, por ai është shkëputur në momentin që ne kemi krijuar një familje bashkë. Është marrë me biznes që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për dikë të pasuruar nga politike,” tha Xhaçka.

Po ashtu Xhaçka ka deklaruar se nuk e ka ditur që bashkëshorti i saj do të merrte statusin e investitorit strategjik në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Kemi folur patjetër se ky projekt ka qenë ëndrra e tij. Ka qenë në partneritet më kompani të rëndësishme të huaja që mund të menaxhonin këtë investim. Ka qenë ëndrra e tij sepse ka dashur të realizojë një gjë të rëndësishme për ekonominë atje. Duke besuar që e ardhmja e këtij vendi është turizmi, kursimet, me kreditë bankare… Do ta realizonte në këtë sipërmarrje. Nuk di tua them detajet, nuk më kanë interesuar. Nuk jam naive, por nuk e kam ditur, nuk e di sa mund të më besojnë, por nuk e kam ditur që statusi i investitorit të asistuar, përcaktimi i koordinatave do ishte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kam menduar që nuk mund të votoja një vendimmarrje që e dija që kishte të bënte me familjarët e mi. Kam qenë prezente në mbledhjen dhe kam lajmëruar që ndodhet kjo pikë që mendoj se nuk duhet të votoj dhe nuk jam paraqitur në atë votim. Ishte përgjegjësi etike. Nuk ishte thjesht çështja e konfliktit të interesit, ishte kjo ngacmim etik që nuk duhet të merrja pjesë në atë votim. Nuk pyeta Ramën, thjesht ia deklarova sekretarit të përgjithshëm”, tha Xhaçka.

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

“Janë e ardhmja e vendit”, Lorik Cana në krah të studentëve, thirrje institucioneve: Gjeni zgjidhje

19/10/2026
Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al