• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët

09/07/2026
One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët

Prej të paktën tre muajsh, qindra pajtimtarë të One Albania po përballen me një rritje të çmimit të shërbimeve celulare, edhe pse kontratat e tyre janë firmosur me një tarifë fikse për një ose dy vite.

Në muajin mars 2026, kompania njoftoi se do të indeksonte çmimet e shërbimeve celulare me indeksin mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, duke aplikuar një rritje deri në 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025.

Por kjo lëvizje ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët, të cilët kanë denoncuar rastet e tyre në media. Ata shprehen se kanë nënshkruar kontrata 12 ose 24-mujore me një çmim të përcaktuar qartë, ndërsa kompania ka vendosur ta ndryshojë atë në mënyrë të njëanshme gjatë kohës që kontrata është ende në fuqi.

Sipas ankesave të mbërritura në redaksinë tonë, kur abonentët kanë kërkuar sqarime, One Albania është përgjigjur se e drejta për të indeksuar çmimet parashikohet në kushtet e kontratës. Megjithatë, qytetarët ngrenë një pyetje të fortë: nëse kompania ka të drejtë të ndryshojë çmimin gjatë kontratës, përse klienti nuk mund të largohet pa penalitet kur nuk është më dakord me kushtet ekonomike?

Ata thonë se, në momentin që kërkojnë të ndërpresin kontratën për shkak të rritjes së tarifës, përballen me detyrimin për të paguar penalitete për prishje të parakohshme të marrëveshjes. Sipas tyre, krijohet një standard i dyfishtë: kompania rezervon të drejtën të ndryshojë çmimin, ndërsa konsumatori mbetet i detyruar të respektojë kontratën ose të paguajë për largimin.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar nëse praktika e ndjekur është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorit dhe me parimin e kontratave të drejta.

Related Posts

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)
Kryesore

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti
Kryesore

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca, Tafaj: Deschamps mund të kishte fituar më shumë, ikën duke lënë një skuadër të fortë

Franca, Tafaj: Deschamps mund të kishte fituar më shumë, ikën duke lënë një skuadër të fortë

19/07/2026
1.5 milionë dollarë për Argjentinën, Drake vendos bast për finalen e Botërorit

1.5 milionë dollarë për Argjentinën, Drake vendos bast për finalen e Botërorit

19/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al