• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë së Bashës

26/07/2024
Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë së Bashës

Nga Genc Sejko

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Sali Berishën. I drejtë apo jo vendimi i ndërkombëtarëve ai është i izoluar nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Dhe ky hall i Berishës nuk mund të jetë hall për shqiptarët. Pasardhësit e Berishës e kanë siguruar të ardhmen e tyre dhe se si e kanë mundësuar këtë u takon atyre ta sqarojnë.

Opozita nuk mund të jetë mburojë e askujt përveç se të përfaqësojë interesin e atyre që e kanë votuar.

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Ilir Metën. Fotot dhe videot në majë të maleve, paraleleve dhe motorrëve me katër rrota tregojnë një sjellje jo normale të një njeriu që ka humbur kontakt me realitetin. Se e bën nga halli apo se ashtu i thotë mendja, ky prapë nuk është hall i shqiptarëve.

Po ti shtosh kësaj dhe problemet me “Dum Dumanin” siç e quan ai, kemi një situatë të ngjashme me Berishën ku problemet personale të një individi tentohet të bëhen probleme të të gjithë opozitës.

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Lulzim Bashën. Lulzim Basha është shembulli i një lideri që veç pret që ndryshimi të ndodhë nga mosveprimi.

Njeriu që nuk erdhi dot në pushtet kur opozita ishte e bashkuar dhe e frymëzuar nuk mund të jetë alternativë kur përfaqëson copat e copave që dalin nga ish PD e madhe.

E vërteta flet qartë: është e pamundur që skena politike të ndryshojë në këto pak muaj që kanë mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita e fragmentuar do të vijojë rrugën e saj pa krye drejt humbjes së radhës. Koston e kësaj pengmarrjeje nuk do ta paguajnë treshja e lartpërmendur por çdo shqiptar që pret të votojë për një alternativë ndryshe dhe më të mirë se ajo e Edi Ramës.

Shënim. Për të mos lodhur gishtat e militantëve të të tre grupimeve të liderve që kam përmendur më lart. Jo, nuk jam unë zgjidhja. S’kam thënë ndonjëherë që jam, as kam pasur ndonjëherë ambicie që të jem.

Madje as nuk kam ndonjë zgjidhje konkrete për të propozuar. Por në hapësirën time ndoshta kam të drejtë të shfryj për qeverisjen më të korruptuar dhe opozitën më të pashpresë që ka njohur ky vend.

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al