POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për dy 17-vjeçarë, banues në Gjirokastër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.