Në mes të luftimeve Rusi-Ukrainë, argëtimi i fëmijëve dhe lojërat janë lënë në harresë, pasi në kohë lufte e vetmja gjë që ka rëndësi është mbijetesa nga bombardimet dhe ushqimi.
Por këtë herë 3 figurat e preferuara të të vegjëlve, Batmani, Spidermani dhe lepurushi roz surprizuan fëmijët e Kharkiviti që ndodheshin në një stacion treni.
“Ne vendosëm t’i ndihmojmë fëmijët tanë me gjithçka që mundemi. Ne mund të sjellim gëzim dhe buzëqeshje dhe për këtë ne ndihmojmë”, tha artisti i veshur si Spiderman.