Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, i ka konsideruar si “kod të mafies” akuzat e ndërsjellta mes politikanëve shqiptarë dhe mosdhënien e llogarisë për këto akuza.
“Kjo sjellje është sipas kodit të mafies, duke paralajmëruar njëri tjetrin në distancë: nëse unë kam përfituar në një tender, ti ke përfituar në një tender tjetër. Prandaj hajde të bëjmë një pakt dhe të mos i prekim këto plagë. Deklarimi i pasurisë dhe ligji antimafia i ka nxjerrë zbuluar. Kur të ndodhë pastrimi në politikë ne do të shohim llahtare”, tha ai.
Sipas Kabos kjo klasë politike ka prekur fundin dhe ka humbur besueshmërinë.