• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

06/07/2025
Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetura nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.
Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm çdo ditë kryetari i Bashkisë Elbasan, si edhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal.
“Është dita e gjashtë e luftës që bëjmë bashkërisht, bashkë me zjarrfikësit e Elbasanit, zjarrfikësit kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë, si edhe me kompanitë private që operojnë në Elbasan, të cilat kanë dhënë një dorë të mirë në fikjen e zjarrit,” deklaroi Llatja për mediat.
i shtoi se është bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar: “Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shkrin. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill.”
Llatja gjithashtu falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përpjekjet e pandërprera. “Unë dua të falënderoj zjarrfikësit, forcat e mbrojtjes, ushtrinë, të gjithë ata që kanë kontribuar në vënien nën kontroll të situatës në landfillin e Elbasanit. Kemi bërë përpjekje maksimale. I gjithë stafi i emergjencave civile ka qenë këtu që në momentin e parë dhe deri më sot jemi në dispozicion pa orare, në bashkëpunim edhe me ASHP-në, ndërmarrjen publike të Bashkisë së Elbasanit, por edhe me zjarrfikësit e qarqeve të tjera Fier, Berat, Kamëz, Tiranë, të cilët na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve.”
Duke folur për gjendjen aktuale në terren, kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk ka më vatra të reja dhe as përhapje të vatrave ekzistuese. Ai theksoi se punimet për kapsulimin e mbetjeve të ekspozuara ndaj agjentëve natyrorë do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.
Në fund, Llatja bëri edhe një apel publik dhe një ndjesë për qytetarët. “Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë. Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacionit.”
Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi këtë si një nga operacionet më sfiduese të dekadës së fundit. I ndodhur gjithashtu në vendin e ngjarjes, Cara u shpreh se përballja me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse e bëri zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar. “Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar.”
Ai vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme dhe bashkitë e tjera, të cilat vunë në dispozicion mjete dhe forca zjarrfikëse nga Berati, Tirana, Kamza dhe më gjerë. “Tashmë 95% e vatrës së zjarrit është totalisht e izoluar. 5% e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, por pa prani flakësh. Mund të themi me bindje që ky zjarr është i menaxhueshëm dhe do të mbahet nën kontroll edhe në ditët në vijim,” u shpreh Cara.
Ai theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zjarr i ri do të trajtohet me reagim të menjëhershëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re dhe aty ku është e sigurt të ndihmojnë në fikjen e saj. “Çdo vatër zjarri nis e vogël dhe kthehet në një vatër masive. Ndaj ndërhyrja në momentin e parë është vendimtare,” theksoi drejtori i zjarrfikësve.

Related Posts

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec
Lajme

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

10/07/2025
U ndalua në aeroportin e Zvicrës, mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizy-n
Lajme

U ndalua në aeroportin e Zvicrës, mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizy-n

10/07/2025
Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve
Lajme

Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve

10/07/2025
Kryesore

Dëmtoi makinën e një gruaje në Gjirokastër, nën hetim 48-vjeçari nga Saranda

10/07/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, francezi kapet duke vjedhur në supermarket

10/07/2025
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Shkaktoi zjarr në Gjirokastër, nën hetim 13-vjeçari

09/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

10/07/2025
Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al