• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasi doli ‘huq’ me deklaratën në Gjirokastër, Tritan Shehut nuk i pëlqen projekti për Bypassin e Tepelenës. Porosit Ramën t’i bëjë një pyetje Tërmet Peçit

14/07/2018
‘Të na rrojë sa malet Edi Rama’, Tritan Shehu ka ca pyetje për Tërmet Peçin

Tre ditë më parë në mbledhjen me strukturat e PD-së në Gjirokastër, deputeti Tritan Shehu tha se projekti për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe Bypassi i Tepelenës janë gënjeshtra me bisht e Edi Ramës.

“Disa javë më parë tha që brenda një jave do të fillojnë punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, tha që brenda një jave do fillojnë punimet në Bypassin e Tepelenës. Ku jemi? Gënjeshtër me bisht! As ka ndërmend të fillojë kurrë, sepse mendja dhe vizioni është kthyer në mbushjen e një thesi. Kjo qeveri e ndjen veten në ikje dhe do të përfitojë sa më shumë në ikje e sipër”, tha Shehu.

Por ndërkohë paraditen e sotme në Tepelenë u zhvillua ceremonia për nisjen e punimeve, ku merrte pjesë kryeministri Rama, ministrat Gjiknuri e Kumbaro, deputetët Cuçi e Golemi, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Pasi doli ‘huq’ me këtë deklaratë në Gjirokastër, deputeti Tritan Shehu bëri sot një reagim në faqen e tij në Facebook, ku shfaq pakënaqësi për projektin. Sipas tij ky nuk është një bypass, por një riparim rruge. Në fund Shehu i kërkon Ramës të pyesë kryebashkiakun Tërmet Peçi, se si po shkon kultivimi i kanabist në Tepelenë. Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Kryeministri yne “surrealist” kërkon që shqiptarët ta shikojnë Shqiperinë, Tepelenën, Gjirokastrën vetëm nëpërmjet syzave të tij 3D! Mbasi publikuat sot në fb tuaj një vizatim foshnjarak në 3D për të ashtuquajturin “by pass” të Tepelenës, jeni rrugës duke shkuar vetë aty për të mashtruar njerëzit…

Një By pass ky që vetem By pass nuk është. Kërkoni të harxhoni shumë miliona Euro për disa riparime të rreth-rotullimit egzistues tek Sheshi “Ali Pasha”, për disa troture poshtë kalasë, që vetëm riparim u duhet, për një “riveshje” të rrugës 2 km e veshje me pemë të saj, kur aty pemë ka me shumicë etj si këto. Ky qenka By Pass i Tepelenës i shpallur me shumë zhurmë nga ju disa muaj më parë, punimet e të cilit do fillonin prej kohësh!!!

Po rruga Kardhiq- Delvinë ku është, e keni deklaruar disa here në 3D?! Dicka, kur t’i afroheni Fierit kujtohuni edhe për atë By Pass të vërtetë aty; e keni harruar prej 5 vitesh? Së paku na ngushëlloni me 3D! Dhe së fundi, gjatë festës së sotme që do keni me Tërmetin, pyeteni atë se si po ecën tani kultivimi masiv i kanabisit, prej Tepelenës në Vlorë, duhet të jetë i mirëinformuar, e ka për detyrë edhe sipas ligjit.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al