• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD Gjirokastër reagon për shembjen e Urës së Hoshtevës: Rregullohej me 7 milionë lekë…

04/02/2018
Roland Bejko: Në Gjirokastër votat u blenë. Basha ka humbur besimin te qytetarët, duhet ta fitojë

Partia Demokratike në Gjirokastër ka reaguar me anë të një deklarate për shembjen e Urës së Hoshtevës në Zagori. Ajo e quan një akt kriminal dhe kërkon të fillojë ndjekja penale për përgjegjësit e kësaj që ka ndodhur. Sipas PD-së dhe specialistëve me të cilët ajo është konsultuar, ura kërkonte 7 milionë lekë të vjetra për tu restauruar. Më poshtë deklarata e plotë.

(Shembja e urës së Hoshtevës si kronika e një vdekje të paralajmëruar)

Sot rreth orës 01 00 banorët e Hoshtevës/Zagori në kushtet e një moti me shi të rrëmbyeshëm u bënë dëshmitarë të shembjes së urës mbi 200 vjeçare të fshatit të tyre,monument kulture. Në nëntorin e vitit të kaluar banorët e kësaj zone, Shoqata Zagoria, urbanisti Besnik Alia, mediat lokale dhe ne si opozitë u kemi kërkuar me zë të lartë Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Libohovë, Drejtoroisë së Monomenteve të Kulturës, Pefekturës etj ndërhyrjen urgjente për të shmangur rënimin e Urës në fjalë të cilës i kishin dalë themelet nga gryerjet e lumit të rëmbyeshëm. Një grup specialistësh dhe urbanistësh me origjinë nga Zagoria së bashku me shoqatën e tyre ndërmorën një inisiativë për mbledhje fondesh dhe restaurimin e urës me kontribut vullnetar e në bashkëpunim me Monomentet e Kulturës. Por institucionet përgjegjëse nuk e vunë ujin në zjarr. Madie specialistët që paraqitën një alternativë për zgjidhjen e problemit me duke përforcuar bazamentin jo vetëm që nuk u dëgjuan, por edhe u kërcënuan për largim nga puna. Ministria e Kulturës zj. Mirela Kumbaro e mori vet përsipër investimin dhe përkujdesjen për urën. Në një intervistë ajo dha garanci se ura nuk kish rrezik shembje për momentin dhe në të do investohej në vitin që jemi.

Por moti me rreshjet e shiut nuk ishte elektorat i bindur i Rilindjes arrogante, dhe as viktimë e dokrave të tyre të propagandës mediatike. Moti e sfidoi dhunshëm paaftësinë e qeveritarëve qëndrorë dhe lokalë në mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe menaxhimit të territorit. Sipas specialistëve ura e bukur dhe funksionale për banorët e Hoshtevës monument kulture u shemb për vetëm 700 mijë lek të rinj. Në fakt, atë urë nuk e shembi përoi i rrëmbyeshëm.Përoi i tillë ka qenë aty përgjatë dy shekujsh. Atë urrë e shembi paaftësia dhe arroganca e qeveritarëve tanë hajdutë dhe kriminelë që nuk pranojnë asnjë mendim jashtë stanit të tyre,asnjë alternativë, asnjë sugjerim. Mosveprimi i strukturave përgjegjëse shtetërore në nivel qëndror dhe në nivel lokal është një akt kriminal. U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të fillojnë menjëherë hetimet dhe të vendosin para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë akt kriminal të konsumuar para syve të opinionit publik. Gjithashtu vazhdojmë ti bëjmë thirrje “Kryerilindësit” ta lërë faacebuk-un dhe propagandën, por të marë masat për ndërtimin e urrave të Dropullit që kanë lënë pa komunikim dhjetra fshatra, të shembura gjatë rreshjeve të nëntorit, të shmangin me ndërhyrje shembjen e urës së Kordhocës në Lazarat (monument kulture), të Nivanit, fshatit të rilindësit të vërtetë Andon Zako Çajupi, si dhe urat e Zhulatit, Valaresë etj, rrugët dhe banesat e rrezikuara nga shembja në rrethin e Gjirokastrës në qytet dhe fshatrat përreth.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Risia e Partizanit para derbit, ja çfarë do të ndodhë me Valentino Muratajn – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al