Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një dalje publike për mediat tha se KQZ ka manipuluar shifrën e votuesve në mbarë Republikën. Bylykbashi vlerësoi se në zgjedhje kanë dalë vetëm 15 për qind e votuesve, ndërsa pjesa tjetër janë vota që janë futur në kuti nga komisionerë në KQZ, që kanë vepruar, sipas tij, me urdhër të kryeministrit Rama.
“KQZ më datë 30 qershor deklaroi vazhdimisht shifra të manipuluara të atyre që morën pjesë në votim. Kjo maskaradë është bërë me urdhër të Edi Ramës. Është një mekanizëm i tërë që është vënë në zbatim me urdhër të Ramës. Vetëm 15 përqind e shqiptarëve kanë votuar dhe nuk është arritur ajo shifër që do të donte Rama. Sot iu paraqesim provën: Mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerit. Siç e shikoni, këtu është një KZAZ në Kavajë, e cila është e hapur.