• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…

25/12/2020
PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…

Nga Ben Andoni

Historiani dhe ish-deputeti Romeo Gurakuqi zgjodhi fundvitin për të reaguar ashpër për komisionin, i cili përzgjodhi kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Me justifikimin e drejtë se nuk kishte marrë përgjigjen e duhur për përjashtimin e tij, ai e bëri ankesën e tij publike. Por, me një gabim jo të vogël taktik, kur i cilësoi me disa nga atributet e kaluara, anëtarët e Komisionit Vlerësues.

Në momentin ku është në fuqi një komision dhe ti futesh në vlerësimin e tyre, atëherë duhet të presësh dhe verdiktin, cilido qoftë ai. Kjo e fundit mund të jetë e hidhur, krejt e papranueshme, por gjithsesi, ke qenë pjesë e procesit. Që e kaluara nuk bën krenar shumë nga personazhet tona, kjo nuk është një gjë e re, por përdorja është e tejkaluar, nëse t’i ke qenë pjesë e këtij formacioni politik. Rasti ynë ka ngjashmëri me atë që lidhet me përballjet e personazheve tona.

Jozefina Topalli, e para grua e këtij formacioni, që pati postet më të larta në vend, nuk i shpëtoi dot po ashtu anatemës për kryetarin aktual të PD-së dhe mënyrën sesi ai po e drejton kauzën e tij për të drejtuar vendin. Edhe asaj, njësoj si Romeos, iu turrën shumë personazhe, disa që kanë arritur rangjet më të larta të shtetit tonë. E dhimbshme përdorja e dosjeve dhe loja e ndyrë që kanë bërë PS dhe PD, përgjatë të gjithë kohëve me tw dhënat e tyre.

Kjo nuk i shpëtoi dot të dy personazhet tona, që megjithë kontributin e tyre të ndarë, në nivele të ndryshme, bëjnë pjesë dhe i shtonin një element identitetit të PD-së, që tashmë është bjerrur krejtësisht. E para nga mungesa e koherencës së vlerave që trashëgoi nga PD-ja e dikurshme dhe e dyta nga gjuha e komunikimit, që është bërë kaq e urrejtshme.

Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen me riciklimin e Jozefina Topallit dhe Romeo Gurakuqit, formacionit të Patosit, në këtë stad që është demokracia shqiptare dhe rruga e PD-së, është luks të përdorësh gjuhën e urrejtjes dhe fantazmat e dosjeve, që i mbani Ju BIGBROTHER-sat për shantazh dhe ku të vjen për të qeshur se ata që kanë qenë në atë sistem të kërcënojnë më shumë. PD-së i duhet çdo mundësi, çdo energji, çdo element ndihës për të riardhur në fuqi. Ndaj, lufta ndaj anëtarëve të saj, ca më tepër ish-deputetëve jo vetëm nuk është normale por ngjan dhe e tepruar.

Kjo edhe duke mos i justifikuar disa nga akuzat që këta të fundit kanë bërë ndaj PD-së. Me pak fjalë, është luks të mbash larg Romeon, Jozefinën, Patosin etj., kur e vetme PD, nuk e merr dot kalanë që ka ngritur Rama and &. Ka një kriter për të ruajtur masën, që trashmë i duhet shumë PD-së, dhe kjo lidhet me dinjitetin dhe sesa individwt e këtij formacioni janë të ndërgjegjshëm. “Dinjiteti nuk konsiston thjesht në pasjen e nderimeve, por në vetëdijen e duhur që ne i meritojmë ato”, shprehej dikur Aristoteli. Ndaj, ish-presidenti dhe të tjerët përpos të tjerave, duhet të kuptojnë se javët po pakësohen, por jo aq sa për t’i bërë vite të qeta drejtimin e vendit Edi Ramës./ Javanews.al

Related Posts

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

02/05/2026
Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al