• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për Gjirokastrën, Edi Ramën dhe Mirela Kumbaron

18/05/2025
Për Gjirokastrën, Edi Ramën dhe Mirela Kumbaron

Nga Flamur Golemi

Edhe rezultati i votave të diasporës konfirmoi mbështetjen pa asnjë mëdyshje për Partinë Socialiste në qarkun Gjirokastër. Mirënjohje për bashkatdhetarët tanë në Greqi, Itali, Britani, Gjermani, Francë e kudo tjetër në Europë deri në SHBA apo Azi e Australinë e largët, që iu bashkuan këtij procesi historik dhe votëbesuan vizionin për Shqipërinë 2030 në BE.

Jo për konformitet tradite, por kam edhe një falënderim për kryeministrin Rama, falë lidershipit të të cilit sot Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e të gjithë botës dhe Partia Socialiste është një fuqi transformuese, që jo thjesht fiton zgjedhjet e radhës, por sepse besimin e njerëzve e shndërron në punë, në investime dhe shërbime më të mira publike.

Qëllimi fundor i fitoreve tona nuk është vetëm të fitojmë zgjedhjet si një një ushtrim matematikor apo si një ritual që në 11 maj u përsërit për të dhjetën herë radhazi, por t’u japim udhë shpresave dhe aspiratave të njerëzve që presin dhe meritojnë më shumë nga ne. Për hir të së vërtetës presin vetëm nga ne, nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Faleminderit gjithashtu kapitenes sonë Mirela Kumbaro, që nuk udhëheq me shembullin e forcës, por i bën punët me mençuri e me forcën e shembullit të gruas që dëgjon me zemër e pastaj vepron me vendosmëri duke qenë gjithnjë pranë komunitetit, afër njerëzve në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë e Dropull dhe duke qenë besnike së pari ndaj vlerave që ajo përfaqëson si nënë e intelektuale e pastaj ndaj vlerave të familjes sonë politike.

Gjirokastra me Mirela Kumbaron nuk është thjesht një rajon në hartë ku asaj i është besuar drejtimi nga Partia Socialiste. Ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me ne prej kur ishte fëmijë në rrugët e Gjirokastrës e Libohovës e deri më sot kur s’ka pëllëmbë toke të qarkut tonë që ajo nuk e ka shkelur.

Nuk dua të rrëshqas në zinxhir lëvdatash, për të cilat do të më qortonte vetë Mirela e para, por doja t’i thoja publikisht këto fjalë zemre në finale të këtij rrugëtimi elektoral kaq sfidues, që për ne në fakt është edhe starti i një përgjegjësie disafish më të madhe karshi atyre që na besuan brenda dhe jashtë vendit. Besimplotë se më e mira për Gjirokastrën dhe Shqipërinë është ende përpara

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al