Numërimi i votave për Bashkinë Gjirokastër nisi mbrëmë në mesnatë. Në orët e para të mëngjesit numëruesit bënë pushim, pasi kishin numëruar 12 qendra votimi.
Procesi rifilloi sot në orën 10:00. Pritet që i gjithë numërimi të mbyllet gjatë ditës së sotme.
Në Bashkinë Gjirokastër kanë marrë pjesë në zgjedhje rreth 11 mijë e 300 votues. Nëse këto janë të gjitha vota për PS-në, atëherë ky është një rezultat më i mirë se ai që socialistët morën në Bashkinë Gjirokastër në zgjedhjet e vitit 2017.
©argjiroja.net