• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përfundon projekti për rrugën e re të Zagorisë

17/04/2019
Përfundon projekti për rrugën e re të Zagorisë

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar u kërkon kompanive konsulentë të projektit për aksin rrugor “Gjirokastër –Libohovë-Poliçan-Zagori” që të plotësojnë projektin me procedurat e shpronësimit.

Referuar njoftimit zyrtar, Këshilli mori në shqyrtim projekt-zbatimin e objektit: “Studim projektim i aksit rrugor Gjirokastër –Libohovë-Poliçan-Zagori”, prezantuar nga shoqëritë “S.D.C” shpk, “Albegis & Co” shpk., dhe “HE &SK 11” shpk.

Në këtë projekt, Autoriteti Rrugor Shqiptar është në rolin e investitorit. Rruga e mësipërme kalon në territorin e Bashkisë së Libohovës dhe prek tre njësitë e saj administrative: Njësinë Administrative Libohovë, njësinë Administrative Qëndër Libohovë dhe Njësinë Administrative Zagori.

“Ky projekt do të bëjë të mundur lidhjen infrastrukturore midis këtyre tre njësive. Ndërtimi i kësaj rruge do të ndihmojë në forcimin ekonomik të zonës, duke rritur standartin e jetesës për banorët e saj dhe do të frenojë fenomenin e migrimit të popullatës së kësaj zone.

Gjithashtu do të lehtësojë lidhjen me fqinjin tonë, Greqinë, nëpërmjet rrugës së mësipërme deri në kufi. Kategoria e rrugës e parashikuar në këtë projekt-zbatim është C 2 dhe C prim 2. Ky segment rrugor kodrinor fillon në fshatin Suhë dhe mbaron në fshatin Poliçan. Ai ndjek rrugën ekzistuese dhe i shërben qëllimeve turistike të zonës” njofton ARRSH.

Related Posts

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë
Kryesore

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

23/04/2026
Aksident në tunelin e Llogarasë
Kryesore

Aksident në tunelin e Llogarasë

23/04/2026
Ina Zhupa: Mësues me 15 vite eksperiencë detyrohen të bëjnë sërish licencën
Lajme

Ina Zhupa: Mësues me 15 vite eksperiencë detyrohen të bëjnë sërish licencën

23/04/2026
Ministrja e Shëndetësisë: Sot në QSUT nuk mungon asnjë bar
Lajme

Ministrja e Shëndetësisë: Sot në QSUT nuk mungon asnjë bar

23/04/2026
Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament

23/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Konfiskohen 3 pasuri në Gjirokastër, dyshohet se janë vënë me burim kriminal

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shifra të “frikshme”, Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit personal

VIDEO/ “Gjakftohtë” në penalltinë e fundit, Muçi çon Trabzonsporin në gjysmëfinalen e Kupës

23/04/2026
VIDEO/ Dinamo shkon në finalen e Kupës, fiton ndaj Vllaznisë

VIDEO/ Dinamo shkon në finalen e Kupës, fiton ndaj Vllaznisë

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al